Askush mbi ligjin, gjobiten deputetët

Postuar në 22 Tetor, 2013 16:14

Ligjvënësit janë shpesh shkelësit e parë dhe më flagrantë të ligjeve. Kjo ndodh rëndomtë në Shqipëri, sa që tashmë është bërë një fakt i pranuar nga të gjithë: Ata janë të privilegjuar.Por jo! Policia ka gjobitur makinat e deputetëve të cilat gjithmonë parkohen në shkelje të rregullave mbi trotuaret para Kryesisë së Kuvendit.

Parkimi i tyre mbi trotuare ka qenë gjithmonë objekt diskutimi dhe kronikash, por kësaj radhe policia dhe një punonjës i Kuvendit me listë në dorë jo vetëm i ka sistemuar makinat me lejen e kuvendit, por edhe i kanë gjobitur ato mbi trotuar.

Ligjvënësit janë shpesh shkelësit e parë dhe më flagrantë të ligjeve. Kjo ndodh rëndomtë në Shqipëri, sa që tashmë është bërë një fakt i pranuar nga të gjithë: Ata janë të privilegjuar.

Por jo! Policia ka gjobitur makinat e deputetëve të cilat gjithmonë parkohen në shkelje të rregullave mbi trotuaret para Kryesisë së Kuvendit.

Parkimi i tyre mbi trotuare ka qenë gjithmonë objekt diskutimi dhe kronikash, por kësaj radhe policia dhe një punonjës i Kuvendit me listë në dorë jo vetëm i ka sistemuar makinat me lejen e kuvendit, por edhe i kanë gjobitur ato mbi trotuar.

Dy police femra kanë lëshuar fletët e gjobave duke bërë një minishow me shoferët që telefononin të irrituar deputetët që ndodheshin në komisione të ndryshme parlamentare, raporton portali “Kurajo”.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.