Beqaj: Program për ekzaminim falas shqiptarëve 40-60 vjeç, rritje viteve të jetës së shëndetshme

Postuar në 22 Tetor, 2013 07:24

TIRANË- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka premtuar se nga viti i ardhshëm do të nisë një program masiv i kontrollit bazë për sëmundjet në vend.

“Ne do të nisim ekzaminim në një nivel bazë për gjithë shqiptarët në moshën 40-60 vjec, ekzaminimi do të jetë falas, por edhe detyrim që shqiptarët ta bëjnë në kohë dhe në rregull që gradualisht të ulim rreziqet që i vijnë popullatës, të rrisim jetëgjatësinë dhe vitet e jetës së shëndetshme”- tha Beqaj gjatë një konference për shtyp.

Ai ka bërë me dije planet afatmesëm e afatgjatë, ndërkohë që ka theksuar se që në ditët e para të qeverisë dhe atij si ministër u përjashtuan nga aplikimi i tarifave shëndetëso të sëmurët tumoralë dhe gratë shtatzëna.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.