PD-qytetarëve: Qeveria po përhap panik për situatën ekonomike, besojini BE-së

Postuar në 19 Tetor, 2013 16:34

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë pasardhëse se po përhap panik tek qytetarët për situatën ekonomike. Deputeti Sherefedin Shehu thotë se qytetarët duhet ti besojnë ndërkombëtarëve dhe Bashkimit Evropian dhe jo panikut të qeverisë “Rama”

“Raporti i Bashkimit Europian injoron panikun që përhap Qeveria për situatë të rendë ekonomike. Qytetarët të mos besojnë qeverinë por institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimin Europian.Kryeministri Rama thotë që Shqipëria është në ditën më të vështirë por FMN, në mbledhjen e tij vjetore, dhe raporti i Komisionit Europian konfirmojnë stabilitet dhe mundësi për përmirësim të situatës ekonomike dhe fiskale në vitin e ardhshëm”, thotë Shehu në deklaratën e tij.

Më tej ai I referohet deklaratës së ministrit Italian të Ekonomisë dhe Financave Fabrizio Saçomanni, me 12 Tetor, 2013 në Takimin Vjetor të FMN, sipas të cilit Shqipëria pret rritje ekonomike. “Shqipëria në 2013 pritet të ketë një rritje reale të PBB rreth 2 për qind dhe në 2014 ajo do të përmirësohet. Papunësia mbetet stabel në 12.8 për qind dhe është rritur paga reale dhe për ditë pune. Inflacioni për 8 muajt e parë të vitit ishte mesatarisht 2.1 përqind”, citon Shehu ministrin Italian.

Më tej ai referohet edhe raportit të Progresit të BE-së për Shqipërinë. Sipas Shehut ky raport konfirmon se:”Shqipëria ruajti stabilitetin makroekonomik me rritje 3.1% në 2011, 1.6% në 2012, dhe 1.7% ne tremujorin e I-rë 2013. Investimet e huaja në gjysmën e parë të 2013 u rritën 12.3% dhe eksportet u rritën me 18.4%.Papunësia në 2012 u ul në 13% nga 13.4% në 2011. Punësimi u rrit me 2.8% dhe në gjysmën e parë të 2013, papunësia u ul më tej në 12.8%.Inflacioni nga 3.5% në 2011, ra në 2% në 2012, dhe në tremujorin e I-rë dhe të II-të të 2013 ishte përkatësisht 2.5% dhe 2.2%. Ndërsa kursi i këmbimit të lekut ishte i qendrueshëm”.

Sipas Shehut në vend të forcimit të stabilitetit të trashëguar, Qeveria ka zgjedhur destabilizimin.

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.