Bllokohet godina tek Ekonomiku

E shtuna i ka gjetur efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë brenda këtij shiriti policor me të cilin është rrethuar godina pesëkatëshe që prej muajsh është pjesë e debatit që përfshiu edhe Fakultetin Ekonomik.
Policia eshte kerkuar per mbeshtetje, per shkak se po planifikohet qe ndertesa te shkaterrohet. Por se si dhe se kur do te nise shembja nuk flet askush zyrtarisht. Megjithate, jo zyrtarisht, nje burim u shpreh se jane kerkuar gjashte eksperte te xhenios ne varesi te Ministrise se Mbrojtjes, te cilet pritet te studiojne objektin per te vendosur lende plasese.
Nese do vendoset perfundimisht qe godina pesekateshe te shembet me nje shperthim te tille, ne tha njeri prej ketyre eksperteve do te studiojme gjithe siperfaqen e nderteses ne katin e pare, ku dhe duhet te hapen mbi 400 gropa brenda te cilave do te vendoset lenda plasese qe me pas telekomandohet ne distance.
Nje menyre e tille qe rrafshon ndertesa shume kateshe behet permes shperthimeve te kontrolluara dhe eshte njohur ne disa vende por qe kryesisht zbatohet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por derisa ky plan te vihet ne zbatim duhet se pari te rregullohet makineria e sjelle per kete qellim, e cila, siç u tha jo zyrtarisht ka persuar nje defekt te panjohur. Nderkohe qe rrethanat e operacionit jane te paqarta, policise i duhet te qendroje ne gadishmeri perreth nderteses, ndersa personi qe pretendon se eshte pronari i ligjshem i godines pesekateshe qendron jashte shiritit ku dhe kembengul se godina eshte me leje
"Objekti është me leje ndërtimit të vitit 1991. Kam dokumenta. Nuk kam marrë një përgjigje nga INUK edhe pas percjelljes se kerkeses sime", thotë pronari.
Ne oret e pasdites ne vendangjarje ishte edhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri se bashku me Drejtorin e Pergjithshem te Polcise se Shtetit, Artan Didin te cilet inspektuan aksionin.
Jo zyrtarisht behet e ditur se rrafshimi i objektit do te behet jo vetem pasi te vendoset lenda plasese per te cilen nuk ka informacion se ne cfare sasie te instalohet ne objekt, por edhe kur te boshatiset rruga dhe gjithe perimetri qe konsiderohet i rrezikshem.
Burimet thane se forcat e xhenios do te jene prezente ne oret e para te mengjesit te se dieles kur dhe parashikohet mbyllja e ketij operacioni.
/ Top Channel
Add new comment