Tension përpara prishjes së godinës

Tensionohet situata përpara prishjes së një ndërtese 5-katëshe pa leje, në zonën pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës.
Policia mbërriti mëngjesin e së dielës dhe i kërkoi banorëve që të dilnin nga banesa, për të lejuar vazhdimin e procedurës së prishjes.
Pasi në fillim u larguan nga objekti, banorët tentuan të riktheheshin sërish me forcë, duke u përballur me forcat e rendit.
Si rrjedhojë, disa prej banorëve u shoqëruan në polici.
Ndërtesa është përgatitur që të shembet nëpërmjet një shpërthimi me eksploziv, të vendosur nga ekspertët e xhenios në kolonat e objektit.
Perimetri përreth ndërtesës është rrethuar nga policia, e cila ka bllokuar trafikun për kalimtarët dhe automjetet, deri në ekzekutimin e shpërthimit, me vone gjate dites.
Pronaret kane protestuar publikisht ne media per shkaterrimin, duke pretenduar se godina eshte me leje per tre katet e saj te para qe prej vitit 1991, ndersa ata bien dakord per shkaterrimin e dy kateve te ngritura ilegalisht gjate periudhes se fushates zgjedhore.
Top channel
Add new comment