Ujësjellësi hedh Topallin në gjyq, s’paguan faturën e ujit nga 2011

Gjykata e Tiranës ka lëshuar më 7 tetor një urdhër ekzekutimi për fatura të papaguara në vitet 2011-2013 për ujin e konsumuar nga Ujësjellësi. Institucioni që nuk i ka paguar këto detyrime është në vartësi të Kuvendit të Shqipërisë. Gjykata shpall debitor dhe lëshon urdhër ekzekutimi për Kuvendin e Shqipërisë, pasi, gjatë kohës kur e drejtonte Jozefina Topalli, ka “harruar” të paguajë faturat e konsumit të ujit në favor të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë. Përfaqësuesja e ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizimë Tiranë, Lorena Bako, ka kërkuar lëshimin e urdhërit të ekzekutimit lidhur me faturat e ujit “titull ekzekutiv” për institucionin-debitor “Parku i Autoveturave të Kuvendit të Shqipërisë“, për detyrimet që rrjedhin nga kontrata Nr. 359140-1, që kanë mbuluar konsumin e muajve janar 2010 – mars 2010, maj 2010 – dhjetor 2010, janar 2011- dhjetor 2011, nëtor 2012, korrik 2013. Pra, rezulton se për 38 muaj ky insitucion nuk ka paguar
Mapo
Add new comment