Lezhë, e majta merr nënkryetarin e qarkut

Postuar në 21 Tetor, 2013 03:58

E majta kthehet në shumicë në Këshillin e Qarkut të Lezhës. E djathta ka humbur shumicën pas zgjedhjes në postin e nënkryetarit të këtij këshilli të Gjokë Nokës, përfaqësues i së majtës. Kandidati i majtë ka marrë 21 vota, ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Preng Lala ka marrë 9 vota, ndërsa 6 këshilltarë kanë abstenuar. Për kandidaturën e Nokës kanë votuar shumica e këshilltarëve. Në fillim të mbledhjes, kreu i Qarkut të Lezhës, Pashk Gjoni ka kërkuar që të zhvillohet një votim i qetë, dhe pa tensione. Posti i nënkryetarit të Qarkut të Lezhës kishte mbetur vakant, pas largimit të Mhill Fufit, i cili në zgjedhjet e 23 qershorit u zgjodh deputet i Partisë Demokratike. Mazhoranca në qarkun e Lezhës i përkiste koalicionit të djathtë, por me zgjedhjen e nënkryetarit të ri do të thotë se për kandidaturën e Gjok Nokës kanë votuar edhe përfaqësues të së djathtës

 

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.