Bllokohen 70 kg marijuanë

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes një sasi prej 70 kilogramë lënde narkotike, e tipit marijuanë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave droga po transportohej përmes një automjeti në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në fshatin Subash. Sipas burimeve, uniformat blu kanë vënë në pranga drejtuesin e automjetit, 27-vjeçarin Laurenc Sikaj, nga qyteti i Vlorës. Nga hetimet paraprake mësohet se marijuana kishte si destinacion Italinë.
Një ditë më parë, po në orët e mëngjesit, policia sekuestroi 30 kg kanabis në aksin rrugor Jergucat-Gjirokastër. Droga vinte nga Lazarati dhe po transportohej me një makinë tip “Benz” pa targa, që drejtohej nga një person i identifikuar nga policia por ende i lirë.
Sapo vuri re se po ndiqej nga policia, i riu braktisi lëndën narkotike pranë fshatit Grapsh dhe u largua në fshatrat e Dropullit, duke i shpëtuar uniformave blu. Policia njoftoi se e kishte identifikuar transportuesin e drogës dhe se po punonte për kapjen e tij.
Top channel
Add new comment