Erdogan, Rama e Thaçi, këmbëkryq në odën shqiptare

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe mikëpritësi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dolën jashtë protokollit zyrtar për të drekuar në një shtëpi në Prizren, në një ndenjë modeste dhe tradicionale.
Gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri turk e përsëriti frazën e njohur për vllazërinë shqiptaro-turke. Në këtë ndenjë joformale, ai u mundua të ndihet i afër me mikëpritësin.
Erdogan është i njohur për vizitat e shpeshta që i bën në familjet e qytetarëve të thjeshtë turq. Ai zakonisht deklaron se do të jetë i afër dhe të shohë nga afër nevojat e qytetarëve. Ndërsa, kritikët e akuzojnë për fushtatë populiste.
Mapo
Add new comment