23-vjeçari: E vrava pa dashje të dashurën

Postuar në 24 Tetor, 2013 16:29

Vrasësi i 19-vjeçares Mbaresa Torba tha para gjykatës se ngjarja ishte aksidentale. Elsjon (Arbër) Dedja , vjeç 23 nga Peshkopia u arrestua pak ore pas vrasjes së vajzes së re me armë zjarri. 

I arrestuari doli para gjykates per te marre masen e arrestit. Gjate seances para gjykates ai dha nje version per ngjarjen tragjike duke thene se kishte shkuar te takonte te dashuren e tij. Ai tregon se eshte marre ne telefon nga e dashura e tij Mbaresa me te cilen kishte lidhje te hershme, por duke qene person ne kerkim nga policia vendtakimi ishte ne stallen e bagetive te gjyshit te tij ne vendin ku ka ndodhur dhe krimi.

23-vjeçari ka pranuar vrasjen duke thene se gjithçka ndodhi pa dashje dhe ka kerkuar meshire, ndersa Gjykata e la ate ne burg pa afat deri ne perfundim te procesit per ngjarjen qe duket se po zbardhet shume shpejt.

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.