Ministria e Jashtme serbe reagon ndaj Erdogan: Kosova nuk është Turqi, por Serbi

Postuar në 25 Tetor, 2013 02:50

Ministria e Jashtme e Serbisë ka reaguar ndaj deklaratës së bërë dje në Prizren nga kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

“Çdokush në botë e di që fjala Kosovë është serbe dhe se është territor serb, madje edhe ata që e kanë njohur këtë kuazi shtet”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

“Në Republikën e Serbisë deklaratat e tilla kurrsesi nuk mund të pranohen si miqësore”, thuhet më tej në komunikatë e MPJ serbe.

“Ato deklarata devijojnë nga bindjet që marrin përmes kontakteve me zyrtarët më të lartë të Turqisë”, thuhet në këtë komunikatë dhe vlerësohet se “qyteti i Dushanit (Prizreni) është vendi më i pavend për deklarata të tilla”.

Kryeministri i Turqisë të mërkurën qëndroi për vizitë në Kosovë, ku mori pjesë në hapjen e terminalit të ri në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës, kurse bashkë me kryeministrat Thaçi dhe Edi Rama vizitoi edhe Prizrenin.

25 tetor 2013Ministria e Jashtme e Serbisë ka reaguar ndaj deklaratës së bërë dje në Prizren nga kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

“Çdokush në botë e di që fjala Kosovë është serbe dhe se është territor serb, madje edhe ata që e kanë njohur këtë kuazi shtet”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

“Në Republikën e Serbisë deklaratat e tilla kurrsesi nuk mund të pranohen si miqësore”, thuhet më tej në komunikatë e MPJ serbe.

“Ato deklarata devijojnë nga bindjet që marrin përmes kontakteve me zyrtarët më të lartë të Turqisë”, thuhet në këtë komunikatë dhe vlerësohet se “qyteti i Dushanit (Prizreni) është vendi më i pavend për deklarata të tilla”.

Kryeministri i Turqisë të mërkurën qëndroi për vizitë në Kosovë, ku mori pjesë në hapjen e terminalit të ri në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës, kurse bashkë me kryeministrat Thaçi dhe Edi Rama vizitoi edhe Prizrenin.

gazeta-Shqip.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.