Berisha: Qeveria dieta e orgjira personale

Ndryshimi i buxhetit 2013 nga qeveria e re ka sjellë dhe ashpërsim të gjuhës mes opozitës dhe mazhoracës, ku rekordin e kanë mbajtur kryeministri aktual Edi Rama dhe parardhësi I tij Sali Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë se po planifikon të katërfishojë borxhin publik, për përfitime personale të pjesëtarëve të kabinetit. Pasi u largua nga salla e Kuvendit, ish-kryeministri Berisha u ndal përpara mediave, ku tha se përmes aktit normativ për buxhetin e 2013-ës po hapet rruga për ta çuar vendin drejt recesionit.
“Rënia e të ardhurave është vetëm 2 për qind, ndërkohë në vitin e tyre elektoral rënia e të ardhurave ka qenë deri sa ne erdhëm në pushtet 35 për qind. Dhe kjo 2 për qind përdoret tani si motiv për të katërfishuar borxhin dhe se këta zotërinjtë që bërtitën 4 vite rresht kundër borxhit 60 për qind, dhe me një të rënë të lapsit u vendosin shqiptarëve një barrë borxhi prej 72 për qind. E tëro kjo shkon për dieta, për orgjira, për shpenzime personale, për pritje e përcjellje dhe asnjë qindarkë nuk shkon për investime për qytetarët e vendit. Kjo është mekanizmit i sigurt i thirrjes me shpejtësi të recensionit, është një pseudo model të krijuar nga shifrat fallco mbi të cilin operohet, edhe njëherë, ajo çka mund tu them shqiptarëve me shqetësim dhe keqardhjen më të madhe është se kjo është faza e dytë e skenarit absolutisht shumë të papërshtatshëm i cili do të penalizojë ekonominë, punën e çdo shqiptari dhe ky është skenari- faza e dytë e Papandreut. “- deklaroi Berisha.
Më parë Rama e akuzoi qeverinë e Berishës se kishte boshtasiur rezervat e shtetit duke mos lënë aty as miell e fasule. Ai preferoi të përdorte një retorike fyese ndaj ish-mazhorancës duke thënë “se nuk e keni harruar aromën e fasules” apo “kaluat nga petullat tek Versaçe”.
MAPO
Add new comment