Rama shpërthen në Kuvend ndaj opozitës, akuzon për vjedhje mielli, fasulesh e nafte

Postuar në 24 Tetor, 2013 16:31

Kryeministri Edi Rama ka replikuar disa herë sot me deputetët e opozitës për ndryshimet në vitin 2013. Rama e ka akuzuar qeverinë paardhëse se ka haxhuar paratë e invalidëve për fushatën e zgjedhjeve, se ka abuzuar dhe ka përbuzur sipërmarrësit që kanë bërë punë publike dhe ka vijuar me akuza duke iu drejtuar opozitës në sallë: “përgatituni bashkë me ata të oborrit të paguani shumë më shumë”.

Rama ka zgjedhur një gjuhë plot batuta e fyerje ndaj opozitës që ka qenë në pushtet duke u thënë se ata “kanë kaluar nga petullat tek versaçe”apo se ata “nuk e kanë harruar aromën e fasules”. Akuzat për vjedhje ndaj opozitës janë bërë duke e përmendur faktin se rezervat e shtetit janë bosh.

Rama tha:  “Megjithëse keni kaluar nga petullat tek Versaçe miellin e keni kursyer, nga 210 mijë kg keni lenë vetëm 30 mijë, ndërkohë që dihet se pavarësisht se keni kaluar tek Versaçja nuk e keni harruar kurrë aromën e fasules, zero kg fasule nga 30 mijë kg që duhet të kishte atje. Për ju pilafi dhe fasulja janë ato ato adetet e mëdhaja që i keni pasur shumë po shumë gjatë se s’do shpjegohej ndryshe që në listën e borxheve na janë shfaqur dhe hotele dhe restorante me fatura që thonë se kanë ngrënë, kanë pirë, kanë ngrenë, kanë ardhur po për të paguar skanë paguar. Dihet se keni pasur një etje të madhe për karburant. Keni pasur zorrën më të babëzitur për të thithur karburantin e këtij vendi, nga të gjitha anët në të gjitha drejtimet”.

Në një replikë të dytë shefi i qeverisë përmendi vonesat në shlyerjen e detyrimeve për personat me aftësi të kufizuar, harxhimin e fondit të emergjencave dhe borxhet që qeveria u ka bizneseve, duke theksuar vendosmërinë e qeverisë së tij për të tejkaluar atë që e cilëson si situatë të rëndë të financave të vendit. Kjo qeveri parashikon të paguajë një më një personat me aftësi të kufizuar , tha Rama, që duke iu drejtuar opozitës tha: “Ju i latë pa bukë në maj, qershor”. Ndërkohë ai tha se parashikohen dhe 47 milionë investime në vazhdim. Më tej ai shtoi se kjo qeveri do të paguajë borxhin ndaj biznesit para se të nisë punë të reja. “ Arka e shtetit është e rëndësishme, por më e rëndësishme ëhstë arka e çdo sipërmarjre. Një shtet që ngrihet mbi grabitjen mbi sipërmarrjen, mbi përbuzjen e shkeljen me këmbë të sipërmarrjes duke vënë gjoba  nëse nuk bën punë publike është degjenerim”, tha Rama.

Duke iu përjigjur akuzave dhe batutave të PD-së drejtuar atij, Rama tha se “nuk ka problem kalim zarfesh këtu nga paraardhësi tek pasardhësi, por problemi është në PD, atje ka problem me kalimin e kurorës së princit”.Ndërsa u epitetit të përdorur nga opozita se kjo është qeveri me dy kate, Rama iu përgjigj se “qeveria është me dy katepor  ska kat pa leje”.

Më tej me një ton zëri të ngritur ai iu drejtua opozitës se “ju keni problem shkallën e dëgjimit, keni 8 vjet që nuk dëgjoni. Ju e kishit qeverië me një kat po me katin e dytë pa leje bënit gjithë ato zullume që dita ditës po ju dalin”.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.