Ligji i luftës me Greqinë, Xhufi: Tronditëse mbajtja e ligjit

Postuar në 26 Tetor, 2013 03:38

Greqia nuk e ka shfuqizuar ligjin e luftës me Shqipërinë. Kjo është deklarata e historianit Pëllumb Xhufi në emisionin e gazetares Erjona Rusi në “A1 Report”. “Ligji i luftës të trondit kur e dëgjon, jo më kur bëhet fjalë për një vend strategjik që ne e cilësojmë. (...) Marrëdhëniet e mira mbështeten në marrëveshje të mira”, si ka thënë Obama. Ndaj edhe në këtë prizëm, Greqia duhet të heqë ligjin e luftës. Ashtu siç ndodh, vendimi i qeverisë kalon në parlament për të marrë fuqi, ndërsa ligji i luftës në Greqi është vetëm me një vendim qeverie dhe nuk e ka kaluar në Parlament. Greqia ka nënshkruar, si të gjitha vendet, marrëveshjen europiane të Mbrojtjes së të Drejtave të Minoritetit, por nuk e ka ratifikuar, dhe ka pasur edhe reagime për këtë gjë.(...) Është turp të mbash ligjin e luftës. Është një gjë pozitive që çështja çame dhe ligji i luftës tashmë është në axhendën e qeverisë”, është shprehur Xhufi në emisionin “Airport”.

    SHEKULLI

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.