Edi Rama: Nuk u zgjodhëm thjesht për të zëvendësuar qeverinë e kaluar

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim, Delegacionin e Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, të kryesuar nga eurodeputeti Eduard Kukan.
Kryeministri theksoi vullnetin e palëkundur të qeverisë për reforma të mëtejshme në fushën e sundimit të së drejtës. “E konsiderojmë rekomandimin e Komisionit Evropian si nxitje në rrugën e mëtejshme të procesit të integrimit dhe vlerësojmë gjetjet e Raportit të Progresit” është shprehur ndër të tjera Kryeministri Rama.
Kryeministri Rama e siguroi Delegacionin për përkushtimin e fortë të qeverisë për të përmbushur të gjitha reformat që shtyjnë përpara këtë proces. Ne, u shpreh Kryeministri, nuk u zgjodhëm për të zëvendësuar thjesht qeverinë e mëparshme me një tjetër, por për të ndërmarrë e jetësuar ndryshimet që vendosin standardet evropiane në vend.
Nga ana e tij, zoti Kukan vlerësoi standardet e arritura në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe rotacionin paqësor të pushtetit dhe siguroi për mbështetjen e Parlamentit Europian në realizimin e aspiratës evropiane të Shqipërisë.
Dita
Add new comment