E majta rimerr Këshillin e Qarkut Fier

Këshilli i qarkut te Fierit pas 2 vitesh debate politike duket se dje i është drejtuar zgjidhjes përfundimtare të tij. Me 62 vota pro këshilltarët e Partisë Socialiste dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim i kanë dhënë mandatin, Vangjel Ndrekos. Gjatë mbledhjes nuk kanë qenë të pranishem këshilltaret e djathtë, si dhe Artur Shehu, i cili tashmë i dorëhequr drejtoi këshillin e qarkut për afro 2 vjet. Kryetari i ri, Vangjel Ndreko, është shprehur se më në fund është vendosur ligjshmëria dhe drejtësia. Menjëherë pasi mbledhja ka përfunduar ish-kryetari Artur Shehu, i ka bërë thirrje Prefektit të qarkut Xhevit Bushi që të zbatojë ligjin dhe të mos konstituojë Këshillin e qarkut, pasi mënyra proceduriale e ndjekur dje ishte e jashteligjshme.
Dita
Add new comment