Porti i Durrësit, sekuestrohen 20 kg kanabis

Një tjetër sasi kanabis sativa është sekuestruar mbrëmjen e së dielës në portin detar të Durrësit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare dhe antidroga, në një minibus pasagjerësh deklarohet paraprakisht se eshte gjetur dhe sekuestruar nje sasi prej afro 20 kilogramësh kanabis sativa. Mjeti po kryente procedurat per t’u imbarkuar ne nje nga tragetet e linjes Durres-Bari dhe gjate kontrollit eshte gjetur e fshehur ne nje nga tavolinat e furgonit sasia e droges qe dyshohet se kishte si destinacion veriun e Italise.
Burimet policore deklarojne se eshte ndaluar drejtuesi i mjetit, shtetasi Adriatik Musaku 44 vjeç me banim ne Durres. Nje jave me pare, ne portin me te madh te vendit u sekuestrua sasia prej 240 kilogramesh kanabis sativa, qe u gjet e fshehur ne nje trajler.
Kohet e fundit jane shtuar ndjeshem rastet e goditjes se trafikut te bimes narkotike nga porti i Durresit, po dyshohet, bazuar edhe ne sasite e sekuestruara ne brigjet italiane, se fluksi i bimes narkotike te trafikuar qe arrin te kaperceje kufijte shteterore eshte shume here me i madh.
Top channel
Add new comment