“Armët kimike të Sirisë”, diplomatët e OKB-së: Do të eliminohen në Shqipëri

Revista e mirënjohur “Foreign Policy”, në një shkrim ekskluziv lidhur me shkatërrimin e armëve kimike në Siri, citon zyrtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që thonë se, shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje.
“Destinacioni më i mundshëm: Shqipëria, e cila ka eliminuar armët e saj kimike në vitin 2007. Shtetet e Bashkuara janë shumë afër arritjes së një marrëveshje me qeverinë shqiptare për shkatërrimin e arsenalit kimik sirian, sipas diplomatëve të Këshillit të Sigurisë në OKB”, raporton FP.
Sipas propozimit të amerikanëve, që nuk është bërë publik, SHBA-të do të pajisin qeverinë shqiptare me laboratorë të lëvizshëm për eliminimin e këtyre armëve përmes një proces që njihet si “hidrolizë”.
Misioni i Shqipërisë në OKB nuk i është përgjigjur kërkesës për të komentuar një gjë të tillë. Ndërsa misioni i SHBA-ve tha se kjo është një pyetje për Departamentin amerikan të Shtetit.
Një zyrtar i DASH- ka refuzuar të komentoi lidhur me një marrëveshje të mundshme me Shqipërinë, por ka thënë: “Po vazhdojmë të diskutojmë me partnerë ndërkombëtar për gjetjen e një mënyrë efektive dhe të shpejtë për eliminimin e armëve kimike të Sirisë”.
Shekulli
Add new comment