Përplasja me ministren për emërimet, dorëhiqet sekretarja e Integrimit. Letra në “Panorama”

Postuar në 06 Nëntor, 2013 03:21

Teksti i kërkesës së dorëheqjes drejtuar ministres Klajda Gjosha, vetem pas nje muaji ne detyre. 

“Panorama” raporton sot se Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit, Etleva Çiço, ka dhënë dorëheqjen pak javë pasi mori detyrën e saj. 

Shkak për këtë dorëheqje është bërë anashkalimi dhe injorimi i pozicionit të sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri të ushtrimin e detyrës, veçanërisht në largimin dhe marrjen në punë të njerëzve në administratën e kësaj ministrie. 

E kontaktuar në telefon, zonja Çiço nuk donte të jepte asnjë koment për dorëheqjen e saj. Çiço i është drejtuar me një kërkesë me shkrim ministres së Integrimit Klajda Gjosha, në të cilën i argumenton dhe arsyet e dorëheqjes së saj. 

Teksti i kësaj kërkese sjell në dritë procedura të paligjshme në shkelje të urdhrave, rregullave dhe ligjeve në procesin e largimit të stafit ekzistues dhe marrjes së njerëzve të rinj në këtë ministri. 

Etleva Çiço është bashkëshortja e Ylli Manjanit, i cili mban postin e zëvendësministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, anëtar i Kryesisë së LSI-së dhe sekretar për Çështjet Zgjedhore në këtë parti. Ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit ka punuar më parë si drejtoreshë e administratës në një nga bankat e mëdha private në vend. Pas 12 shtatorit, kur qeveria e re mori mandatin për të qeverisur, nga Ministria e Integrimit janë larguar dy sekretare të Përgjithshme. 

E para ishte Elda Kalaja, e cila dhe pse kishte statusin e nëpunësit civil, u largua nga ministrja e re sapo mori detyrën, si pjesë e administratës së qeverisë “Berisha”. vetëm një muaj pas marrjen së detyrës, ka dhënë dorëheqjen sekretarja e re e Përgjithshme e kësaj ministrie, Etleva Çiço, e cila duket se e ka pasur të pamundur të vazhdojë punën nën presion për të firmosur procedura jo në përputhje me ligjin. 

 

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.