Armët kimike, ‘mazhoranca’ takon Arvizu, Meta: Do bëjmë aq sa na mbajnë supet

Postuar në 10 Nëntor, 2013 09:37

Krerët më të lartë të mazhorancës patën një takim informal me ambasadorin e SHBA-së, Aleksander Arvizu, menjëherë pas ceremonisë së nderimit të ushtarëve anglezë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në ditën e Kujtesës.

Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishin në takimin me diplomatin e Uashingtonit, në të cilin mendohet të jetë folur për çështjen më mediatike në vend të ditëve të fundit, atë të mundësisë së shkatërrimit të armëve kimike.

Pas këtij takimi, kreu i Kuvendit deklaroi se mes tyre ishte folur për çështje të ndryshme. Meta nuk ka hezituar të flasë për operacionin e shkatërrimit të armëve siriane, ku përsëriti të njëjtat deklarata të bëra tri ditë më parë në “Top Story”.

“Shqipëria do të mbajë përgjegjësi aq sa i takon të mbajë për këtë çështje dhe aq sa mbajnë supet e saj”, ripohoi kreu i Kuvendit, duke e cilësuar këtë si mendimin e tij. Meta mohoi se ka mungesë transparence në këtë debat, duke i siguruar shqiptarët se gjithçka do të diskutohet dhe vendoset me transparencë të plotë.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.