Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama: Nuk do të pranoj të rrezikoj vendin (Deklarata e Plotë)

Postuar në 13 Nëntor, 2013 16:45

Kryeministri Edi Rama foli sot për problemin e kërkesës për të pranuar armët kimike të Asad në Shqipëri duke thënë se nuk ka marrë vendim për këtë çështje. Deklarata e Ramës vjen pas lajmit të publikuar në Al Jazeera që thotë se vendimi pritet të shpallet ditën e premte dhe se Shqipëria de facto i ka pranuar armët kimike. Rama tha se i mirëkupton protestuesit e shqetësuar, por refuzoi hipotezën se po vë në rrezik vendin.

Eksperti i armëve kimike

Postuar në 13 Nëntor, 2013 16:43

Ralf Trapp, ekspert dhe këshilltar për çështjet e kontrollit dhe çarmatimit të armëve biologjike dhe kimike, në një intervistë për Top Channel deklaron se procesi i çaktivizimit të arsenalit kimik të Sirisë do të kryhet përmes një procesi të asistuar dhe monitoruar gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare.

Ai shprehet se bëhet fjalë për lëndë të izoluara dhe jo armë. “Shqipëria ka vetë eksperiencë, sepse vendi kishte një arsenal armësh kimike dhe u shkatërrua me financim nga Shtetet e Bashkuara dhe me teknologji nga Gjermania”, thotë Trapp.

Humbën jetën dy persona, revokohet leja minerare e “YZO” në Gurrë, Librazhd

Postuar në 13 Nëntor, 2013 11:09

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka urdhëruar sot revokimin e lejes minerare për subjektin “YZO” shpk, në Gurrë, komuna Qukës, rrethi i Librazhdit, ku një javë më parë humbën jetën dy persona.
Menjëherë pas ngjarjes, njofton MEI, RISHM gjatë inspektimit për zbulimin e shkaqeve të aksidentit, konstatoi se gjendja teknike e galerisë nuk ishte e mirë dhe se mungonte krejtësisht armatura në të gjithë gjatësinë e saj.

KE, 82 mln € për reformat në Shqipëri

Postuar në 13 Nëntor, 2013 11:07

- Komisioni Europian pranoi ditën e djeshme programin për një fond prej 82 milionë eurosh për Shqipërinë. Ky program, i cili quhet “EUR82 million”, do të financojë 19 programe të projektuara specifikisht për nevojat që ka vendi ynë, duke u dhënë një shtysë sektorëve të tillë si, qeverisja, drejtësia dhe çështjet e brendshme, transporti, mjedisi, punësimi dhe përfshirja sociale, agrikultura dhe zhvillimi rural.

Veliaj: Është faji i sistemit, jo vetëm i njerëzve!

Postuar në 13 Nëntor, 2013 11:06

Sistemi është shkaktari kryesor që lejon dhe shkakton abuzimet, prandaj lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë pikërisht nga ndryshimi i këtij sistemi. Ky ishte mesazhi që Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, dha në fjalën e tij mbajtur në konferencën “Mbi një kuadër më efektiv në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri”, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tjerë të qeverisë.

Express: Kosovarët nuk do të vinin në bregdet nëse pranohen armët kimike

Postuar në 13 Nëntor, 2013 11:04

Turistët nga Kosova nuk do ta vizitonin bregdetin shqiptar, nëse aty shkatërrohen armët kimike siriane. Ky është përfundimi i një ankete të zhvilluar nga gazeta Express në Kosovë. 79 përqind e lexuesve kanë thënë “jo” e përkthyer në shifra 1398 lexues, ndërsa vetëm 368 lexues kanë thënë “po” ose 21 për qind e atyre që i janë përgjigjur pyetjes: A do të jetë Shqipëria për ju një destinacion turistik nëse aty shkatërrohen armët kimike?

Rama: Nuk do të pranoj të rrezikoj vendin

Postuar në 13 Nëntor, 2013 11:03

Kryeministri Edi Rama foli sot për problemin e kërkesës për të pranuar armët kimike të Asad në Shqipëri duke thënë se nuk ka marrë vendim për këtë çështje. Deklarata e Ramës vjen pas lajmit të publikuar në Al Jazeera që thotë se vendimi pritet të shpallet ditën e premte dhe se Shqipëria de facto i ka pranuar armët kimike. Rama tha se i mirëkupton protestuesit e shqetësuar, por refuzoi hipotezën se po vë në rrezik vendin.

Shkarkohet kreu i Shërbimit të Provës, Arben Sefgjini

Postuar në 13 Nëntor, 2013 03:50

Shkarkohet nga detyra drejtori i përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Arben Sefgjini.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Ilir Qafa.

Sefgjini është emëruar në postin e drejtorit të Shërbimit të Provës në maj të vitit 2009, ndërsa më parë ai ka mbajtur postin e drejtorit të tatimeve.

Shërbimit i Provës është një institucion që është nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë.

Ky institucion trajton mijëra persona që kanë marrë dënime por që me ndryshimet ligjore mund të dalin jashtë burgut duke qëndruar në provë.

Procesverbali: Pyetje-përgjigjet në Prokurori të gardistit Fatos Skeja

Postuar në 13 Nëntor, 2013 03:47

Truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, mundi t’i shpëtojë arrestimit në muajin shtator të këtij viti, duke u mjaftuar vetëm me një shoqërim dhe marrje në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda më 16 dhe 17 shtator. Por megjithëse në gjendje të lirë për akuzën e gjobëvënies ndaj djalit të tij të dajës në Paskuqan të Tiranës, për Fatos Skejën dosja hetimore ende nuk është mbyllur dhe verifikimet vazhdojnë. Gazeta “Dita” ka siguruar procesverbalin e marrjes në pyetje të ish-gardistit Skeja nga oficeri gjyqësor Ludovik Ndokaj më 17 shtator të këtij viti.

Kreu i “Green Cross”: Armët kimike drejt Shqipërisë, vendimi shpallet të premten

Postuar në 13 Nëntor, 2013 03:46

Vendimi thuajse është marrë. Armët kimike janë drejt transportimit në Shqipëri dhe ky vendim pritet të zyrtarizohet të premten. Lajmi u bë publik në Al Jazeera nga Paul Walker, drejtor i “Green Cross International”, një organizatë që këshillon Kombet e Bashkuara për çështjet mjedisore. Teksa e përshkroi procesin si të parrezikshëm dhe të sigurtë, ai shpjegoi më tej arsyet se pse ky arsenal armësh kimike do të përfundojë në Shqipëri. “Lëndët kimike që do të transportohen janë lëndë që mund të përdoren për të krijuar armë, apo për t’u përdorur në industri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara