KE, 82 mln € për reformat në Shqipëri

Postuar në 13 Nëntor, 2013 11:07

- Komisioni Europian pranoi ditën e djeshme programin për një fond prej 82 milionë eurosh për Shqipërinë. Ky program, i cili quhet “EUR82 million”, do të financojë 19 programe të projektuara specifikisht për nevojat që ka vendi ynë, duke u dhënë një shtysë sektorëve të tillë si, qeverisja, drejtësia dhe çështjet e brendshme, transporti, mjedisi, punësimi dhe përfshirja sociale, agrikultura dhe zhvillimi rural.

“Shqipëria e ka treguar vendosmërinë e saj për procesin e integrimit, e cila është reflektuar edhe në rekomandimin e fundit të Komisionit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat. Gjithsesi, reformat duhet të jenë të qëndrueshme dhe të pandërprera dhe unë jam mjaft optimist se programi i këtij viti i KE-së, do ta ndihmojë shqipërinë që të ndërmarrë këto reforma dhe të sjellë një ndryshim pozitiv në jetën e qytetarëve të saj”, tha Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle.

Prioritet në këtë program të KE-së është forcimi i pavarësisë dhe rritja e efektivitetit të organeve të drejtësisë. Gjithashtu, synohet që me këtë program të zhvillohet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Fondi prej 82 milionë eurosh do të mbështesë reformat konkrete në administratën publike, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve në funksionimin e administratës shtetërore. Një pjesë e mbështetjes financiare do të shkojë edhe për mjedisin, ku përshihet edhe menaxhimi i mbetjeve, e cila është një nga sfidat kryesore me të cilën do të përballet Shqipëria.

Zhvillimi socio-ekonomik do të mbështetet me prioritet nga programi i KE-së, ku në qendër do të jenë politikat sociale të ndërmarra nga qeveria dhe performanca e administratës. Programi do ta ndihmojë Shqipërinë që të përgatisë vetë një menaxhim më efektiv të fondeve për agrikulturën. Projekte strategjike për infrastrukturën rurale pritet që të financohen nga ky projekt.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.