Rama: Nuk do të pranoj të rrezikoj vendin

Postuar në 13 Nëntor, 2013 11:03

Kryeministri Edi Rama foli sot për problemin e kërkesës për të pranuar armët kimike të Asad në Shqipëri duke thënë se nuk ka marrë vendim për këtë çështje. Deklarata e Ramës vjen pas lajmit të publikuar në Al Jazeera që thotë se vendimi pritet të shpallet ditën e premte dhe se Shqipëria de facto i ka pranuar armët kimike. Rama tha se i mirëkupton protestuesit e shqetësuar, por refuzoi hipotezën se po vë në rrezik vendin.

Nuk mos e mohuar mundësinë e pranimit të armëve kimike, Rama tha se duhet të pranojmë “përgjegjësitë” dhe se nga ky proces, “Shqipëria do të dalë më e pastër dhe më e fortë.”

“Nuk do të pranonim që të cënonim integritetin e Shqipërisë,” tha Rama. Do të ketë një proces garancish të plota për publikun, shtoi ai.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.