Shkarkohet kreu i Shërbimit të Provës, Arben Sefgjini

Postuar në 13 Nëntor, 2013 03:50

Shkarkohet nga detyra drejtori i përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Arben Sefgjini.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Ilir Qafa.

Sefgjini është emëruar në postin e drejtorit të Shërbimit të Provës në maj të vitit 2009, ndërsa më parë ai ka mbajtur postin e drejtorit të tatimeve.

Shërbimit i Provës është një institucion që është nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë.

Ky institucion trajton mijëra persona që kanë marrë dënime por që me ndryshimet ligjore mund të dalin jashtë burgut duke qëndruar në provë.

Arben Sefgjini ka qenë gjithashtu nën akuzë për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Sefgjini ka mbajtur postin e drejtorit të SHIK-ut të Tiranës në vitin 1995, kur u zhduk shqiptaro-maqedonasi Hoxha.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.