Eksperti i armëve kimike

Ralf Trapp, ekspert dhe këshilltar për çështjet e kontrollit dhe çarmatimit të armëve biologjike dhe kimike, në një intervistë për Top Channel deklaron se procesi i çaktivizimit të arsenalit kimik të Sirisë do të kryhet përmes një procesi të asistuar dhe monitoruar gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare.
Ai shprehet se bëhet fjalë për lëndë të izoluara dhe jo armë. “Shqipëria ka vetë eksperiencë, sepse vendi kishte një arsenal armësh kimike dhe u shkatërrua me financim nga Shtetet e Bashkuara dhe me teknologji nga Gjermania”, thotë Trapp.
TCH: Nëse Shqipëria zgjidhet si vend për të shkatërruar armët kimike, kush do ta asistojë?
Trapp: I takon bashkësisë ndërkombëtare. Ne kemi një proces të mbështetur nga një rezolutë në Këshillin e Sigurimit. Ka
Armët kimike
“Asnjë vendim për të rrezikuar qytetarët”
Greqia, front kundër armëve
Politika ndan protestuesit
pasur disa apele të bëra ndaj disa vendeve për të mbështetur shkatërrimin e armëve kimike. Ne do shohim SHBA, BE-në dhe Rusinë, që mund të garantojnë ndihmë financiare.
TCH: Procesi do të mbikëqyret nga Agjencia për Ndalimin e Armëve Kimike?
Trapp: Përsa i takon procesit të verifikimit, kjo i takon ANAK, ata duhet të dërgojnë inspektorët. Kushdo që do garantojë ndihmë teknike do të dërgojë personel dhe do garantojnë trajnimin, për të pasur përgjegjësi në garantimin e procesit.
TCH: Janë armë kimike apo substanca helmuese?
Trapp: Janë armë kimike, por jo në formën e armëve të mbushura me material kimik. Kemi të bëjmë me kimikate helmuese, agjentë kimikë, agjentë djegës. Në konteinerë kemi pak materiale perkurosre. Por ata mbajnë materiale toksike.
TCH: Ekzistojnë dy metdoa për shkatërrimin e armëve?
Trapp: Çdo gjë ndodhet në konteiner. Lëndët mund të shkrumbohen. Kjo teknologji është përdorur në Shqipëri në të shkuarën. Tjetra është hidroliza, është një proces që ndan materialin helmues dhe do përpunohet më tej.
TCH: Si do të jetë ky proces?
Trapp: Varet se cila teknologji do të përdoret. Nëse do përdoret zjarri, materiali helmues do të hidhet në një aparat djegieje në temperaturë të lartë, ku agjenti dhe do të digjet. Pastaj do ketë aparate larjeje për të siguruar se nuk do të ketë asnjë agjent të mbetur në ambjent. Ndërsa nëse ka hidrolizë, atëherë do ketë një reaksion kimik. Përdoret uji me sodë që ndan përbërësit, të cilët do të procesohen më tej.
TCH: Jeni në dijeni për protestat që po zhvillohen në Shqipëri?
Trapp: E kuptoj se ka shqetësime. Çfarë mund të them unë janë garancitë nga qeveria juaj. Nuk do ketë asnjë situatë që do kompromentojë qytetarët dhe mjedisin. Nëse do ketë kontrolle në sistem dhe gjatë procesit, atëherë nuk do të ketë rrezik. I kuptoj pse njerëzit protestojnë, por nuk shoh rrezik.
Top Channel
Add new comment