Humbën jetën dy persona, revokohet leja minerare e “YZO” në Gurrë, Librazhd

Postuar në 13 Nëntor, 2013 11:09

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka urdhëruar sot revokimin e lejes minerare për subjektin “YZO” shpk, në Gurrë, komuna Qukës, rrethi i Librazhdit, ku një javë më parë humbën jetën dy persona.
Menjëherë pas ngjarjes, njofton MEI, RISHM gjatë inspektimit për zbulimin e shkaqeve të aksidentit, konstatoi se gjendja teknike e galerisë nuk ishte e mirë dhe se mungonte krejtësisht armatura në të gjithë gjatësinë e saj.
Specialistët kanë konstatuar se shkaku i ndodhjes së aksidentit me pasojë vdekjen e inxhinierit Drini Bogdani dhe minatorit, Haxhi Danga ka qenë shkëputja nga tavani i punimit në ballin e saj, të një masivi shkëmbor i cili i ka goditur në kokë dhe në trup duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tyre.
“Duke konstatuar se aksidenti ka ardhur si rezultat i mos zbatimit të Rregullave të Sigurimit Teknik, RISHM-i vendosi pezullimin e punës në të gjithë objektin minerar të lejes dhe i propozoi Ministrit revokimin e lejes minerare.’- përfundon njoftimi i MEI-së.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.