Arkiv-Lajme të përditësuara
“SHBA mbeten partneri ynë strategjik”
Nga Gjermania, ku ndodhet për vizitë zyrtare, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ishte i pari që bëri publik lajmin për kontaktimin nga qeveria amerikane për asgjesimin e lëndëve kimike siriane, deklaroi në një intervistë për Top Channel se përgjigjia “jo” e Tiranës zyrtare nuk do të ndikojë në marrëdhëninet me Uashngtonin.
ONAK: Shqipëria nuk ishte e vetmja shpresë, SHBA kanë alternativa
Refuzimi i Shqipërisë për shkatërrimin e armëve kimike përkoi edhe me afatin e fundit (15 nëntor) për hartimin e një plani të detajuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) dhe Damasku.
Siria duhet të largojë nga territori i saj 1.300 ton lëndë kimike, të cilët janë shumë të rrezikshme për tu eliminuar atje, ndërsa konflikti vazhdon.
Siç raporton Reuters, duke cituar një burim nga ONAK, Shqipëria nuk ishte e vetmja shpresë për përfundimin e planit të shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë.
Aksidentohet deputeti i PD-së
Thuajse çdo ditë në vendin tonë ndodhin me dhjetëra aksidente automobilistike.
Sot, pjesë e një aksidenti ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho.
Ish-kreu i Komisionit të Ekonomisë është aksidentuar në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Spaho ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
55-vjeçari ka pasur shembje në trup, por nuk ka rrezik për jetën. I plagosur ka mbetur edhe shoferi i Spahos. Makina e deputetit të PD-së, një "Benz" me targë TR 0447, u përplas me një makinë tjetër tip "Q7".
Dogana zbulon skemën mashtruese me lojërat e fatit
Strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me organet doganore homologe njoftojë se kanë zbuluar një maksi-mashtrim në fushën e deklarimit në doganë të makinerive të lojërave të fatit. Kompania “SATURN GAMES” ka deklaruar në Degën e Doganës Tiranë, në import, 65 copë makineri lojëra fati me vlerë 37.050 euro. Gjatë kontrollit dhe hetimit aposterior të kësaj praktike doganore rezultoi se vlera reale e kësaj ngarkese e deklaruar në deklaratën e eksportit është 468.000 euro.
Greqi, fundoset nxirren trupat e pajetë të 12 emigrantëve
Ambasada Amerikane: E respektojmë vendimin e Kryeministrit. Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë
Ambasada e SHBA në Tiranë ka shprehur mbështetjen për Shqipërinë. Në një deklaratë të përfaqësisë amerikane shkruhet se respektojnë vendimin dhe se:” Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurtë.
Rama i thotë “JO” armëve kimike
“Nëse disa vende të tjera do të kishin përparuar në kohë për t’u bërë pjesë e operacionit, unë do të isha gati sot t’ju thosha: ja plani ynë, ja marrëveshja me partnerët, ja sa pak do rrezikojmë dhe sa shumë do të fitojmë moralisht si komb, po edhe fizikisht si vend, duke u bërë pjesë. Por fatkeqësisht, ky element kaq i rëndësishëm për ju, njësoj si për mua, sot mungon.
Forumi Civil: Rama të firmosë JO të qartë. Sa më shpejt, aq më shpejt ristabilizohet vendi
TIRANE- Pefaqesues te Forumit Civil, te bere bashke ne protesten kunder armeve kimike ne vendin tone i kane bere apel kryeministrit te firmose nje JO te prere e te qarte sa me shpejt.
Ne nje komunikm me mediat, Blendi Kajsiu deklaroi se Rames nuk i mbetet tjeter per te bere vecse te firmose JO, ne kohen kur gjithe shqiptaret brenda e jashte vendit e kane thene qarte e fort fjalen e tyre.
Protestuesit e dëbuan, Berisha i jep mbështetje nga FB-ja
Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka shprehur mbështetjen e tij për protestuesit nëpërmjet FB-së, pasi dje të rinjtë dhe të rejat e përzunë nga protesta atë dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se ata protestojnë për shëndetin, jetën, dinjitetin, sigurinë, kundër mashtrimit të Ramës për armët kimike.
Walker: 1 mije tonë agjentë kimikë krijojnë minimumi 10 mijë tonë mbetje kimike
Në studion e “Top-Channel”, nëpërmjet një lidhje satelitore mbërriti zoti Paul Uolker, i “Green Cross International”, nje organizate ekologjiste qe kundershton perdorimin e armeve te tilla, njekohesisht edhe njeriu që trazoi ujrat për aferën shqiptare të armëve kimike të Bashar al-Assad.