ONAK: Shqipëria nuk ishte e vetmja shpresë, SHBA kanë alternativa

Refuzimi i Shqipërisë për shkatërrimin e armëve kimike përkoi edhe me afatin e fundit (15 nëntor) për hartimin e një plani të detajuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) dhe Damasku.
Siria duhet të largojë nga territori i saj 1.300 ton lëndë kimike, të cilët janë shumë të rrezikshme për tu eliminuar atje, ndërsa konflikti vazhdon.
Siç raporton Reuters, duke cituar një burim nga ONAK, Shqipëria nuk ishte e vetmja shpresë për përfundimin e planit të shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë.
“Nuk do të ketë një vend pritës në vendimin e kësaj pasdite. Por ata [SHBA] kanë alternativa, “tha burimi i ONAK
Në shtator të këtij viti, Rusia dhe SHBA ndërmjetësuan një marrëveshje me qeverinë siriane për të shkatërruar arsenalin e armëve kimike të vendit të shkatërruar nga lufta.
Më herët Reuters raportoi se takimi i 41-anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike është shtyrë deri në një njoftim që do te merrej nga Tirana.
PANORAMA
Add new comment