Aksidentohet deputeti i PD-së

Postuar në 15 Nëntor, 2013 13:49

Thuajse çdo ditë në vendin tonë ndodhin me dhjetëra aksidente automobilistike. 

Sot, pjesë e një aksidenti ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Ish-kreu i Komisionit të Ekonomisë është aksidentuar në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Spaho ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

55-vjeçari ka pasur shembje në trup, por nuk ka rrezik për jetën. I plagosur ka mbetur edhe shoferi i Spahos. Makina e deputetit të PD-së, një "Benz" me targë TR 0447, u përplas me një makinë tjetër tip "Q7".

Qeveria e kaluar e djathtë është akuzuar se ka inauguruar para kohe tunelin Tiranë-Elbasan për shkak të fushatës zgjedhore.

Spaho, është deputet i qarkut të Korçës dhe ai mban edhe pozicionin e nënkryetarit të Kuvendit si përfaqësues i opozitës. Vetëm një ditë më parë, Spahoi festoi 55-vjetorin e lindjes.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.