Forumi Civil: Rama të firmosë JO të qartë. Sa më shpejt, aq më shpejt ristabilizohet vendi

Postuar në 15 Nëntor, 2013 03:24

TIRANE- Pefaqesues te Forumit Civil, te bere bashke ne protesten kunder armeve kimike ne vendin tone i kane bere apel kryeministrit te firmose nje JO te prere e te qarte sa me shpejt. 

Ne nje komunikm me mediat, Blendi Kajsiu deklaroi se Rames nuk i mbetet tjeter per te bere vecse te firmose JO, ne kohen kur gjithe shqiptaret brenda e jashte vendit e kane thene qarte e fort fjalen e tyre.

“Shumë e qartë që shqiptarët e thanë jo brenda e jashtë vendit, në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës, Prishtinë, Itali, në këto kushte shqiptarët njëzëri si kurrë më parë thanë jo i vetmi opsion që i mbetet Ramës është të firmosë JO. Sa më shpejt aq më shpejt do ristabilizohet Shqipëria, do të qetësohen edhe protestuesit që nuk i kontrollon askush, janë fryma e lirë e popullit, sa më shpejt, ne do e garantojmë pranverën e rilindjes së frymës popullore të protestës dhe demokracisë, që kjo të mos kthehet në dimër të ftohtë jo duhet thënë qartë dhe fort”- tha Kajsiu.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.