Arkiv-Lajme të përditësuara

INUK vazhdon aksionin në Vlorë

Postuar në 16 Nëntor, 2013 14:39

Mbi 200 ndërtime do të shkatërrohen në bregdetin e Vlorës deri në Llogara nga ana e INUK. Inspektoriati, i mbështetur edhe nga forcat e FNSH-së, ka vijuar edhe të shtunën shkatërrimin e ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit të Vlorës, nga Skela deri në Ujin e Ftohtë. 

INUK nga nisja e këtij aksioni deri më tani ka shkatërruar 47 objekte lokale, por edhe banesa ndërtuar pa leje, si dhe ka hequr 17 tenda vendosur jashtë lokaleve pa leje. 

Zbulohet tjetër shkelje në fushën e akcizave, kompania shmangu më shumë se 28 mln lekë

Postuar në 16 Nëntor, 2013 08:05

UPDATE- Drejtoria e Përgjithshme Doganave njoftoi sot se subjekti “TRADING PETROL & DRILLING”  me shkeljen e ligjit të akcizave si dhe disa kundravajtjeve administrative i ka shkaktuar  buxhetit të shtetit një dëm prej 28.317.719 Lekë. Për këtë shmangie subjekti është penalizuar në shumën 57.788.868 lekë, duke i paguar Doganave një total prej  86.106.587 lekë.

Qosja: Fjala e Ramës, një katarsis politik dhe moral për shqiptarët

Postuar në 16 Nëntor, 2013 08:04

Akademiku kosovar, Rexhep Qosja, e cilëson 15 nëntorin ditë hiistorike për shqiptarët dhe kryeministrin e tyre. Në një letër të botuar sot në GSH, Qosja vlerëson protestën masive të të rinjve kundër armëve kimike dhe dënon përpjekjet e opozitës për ta përdorur si kauzë atë që u nis nga qytetarët. Qosja thotë se fjalimi i djeshëm i Ramës para shqiptarëve ishte një katarsis, një respetkim i vullnetit të popullit nga politikani largpamës që drejton vendin.

Vendi në krizë, bankat “nuk dinë” ku t’i çojnë paratë

Postuar në 16 Nëntor, 2013 08:03

Në një situatë kur kursimet e shqiptarëve kanë arritur në rekordin historik, me rreth 956 miliardë lekë dhe nga ana tjetërrubineti i kredisë thuajse është mbyllur totalisht, bankat janë në kërkim të mënyrave të reja të investimit. Më klasikja dhe e lehta mbetet blerja e borxhit të qeverisë, ose tjetra, transferimi i fondeve të lira jashtë vendit.

Investimet jashtë, 1 miliard euro

Hidrokarburet, Gjiknuri: Çmimi në treg, në bazë të prodhimit vendas

Postuar në 16 Nëntor, 2013 08:02

Tryezë për diskutimin e draftit për rregulloren e aktivitetit të kërkim-prodhimit

Ministria e Energjisë dhe Industrisë mbledh në një tryezë diskutimi të gjithë aktorët që operojnë në fushën e hidrokarbureve, në përpjekje për të vënë “në rregull” këtë sektor aq të përfolur. Qëllimi, sipas zyrtarëve të MEI-t, është diskutimi në kuadër të projektit të hartimit dhe miratimit të “Rregullores për aktivitetet e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri”.

Hidrokarburet

Për një Shqipëri më të pastër

Postuar në 16 Nëntor, 2013 08:01

Pas vendimit të Kryeministrit Edi Rama mbi mospranimin e armëve kimike në Shqipëri, ministri i Mirëqënies dhe Punëve Sociale Erion Veliaj ka sjellë në vëmendje edhe një herë gjendjen mjedisore dhe financiare të Shqipërisë. 

"Kryeministri mori një vendim të drejtë, një vendim i cili i respektoi marrëdhënien korrekte dhe të gjithë negociatat me partnerin tonë, por një vendim që i cili në fund fare vendosi për interesat e popullit shqiptar, për të gjitha ato që ne premtuam, që askush nuk duhet të ndihej i cënuar në shëndetin edhe në jetën e vet", u shpreh Veliaj.

Shqipëria barazim pa gola kundër Bjellorusisë

Postuar në 16 Nëntor, 2013 03:22

UPDATE- Përfaqësuesja shqiptare ka barazuar pa gola miqësoren e  luajtur sot në Turqi, përballë përfaqësueses se Bjellorusisë.  Ndeshja është luajtur në stadiumin “Akdeniz University” në Antalia. Vlen te theksohet se ne minuten e 7′- eshte dhene nje penallti per Bjellorusine. Arapi ben nje prekje me dore ne zone, kur nuk shqetesohej nga askush. Megjithate, portieri Berisha pret goditjen e kundershtarit nga pika e bardhe, duke e mbajtur ate 0-0.

SHQIPERI-BJELLORUSI  0-0

Interpoli serb arreston shqiptarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar

Postuar në 16 Nëntor, 2013 03:21

Arrestohet biznesmeni Astrit (Nimani) Limani, i njohur ndryshe si Titi i Ukës. Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës bënë me dije se, 41-vjeçari u prangos dje nga Interpol Serbia në pikën e kalimit kufitar Merdarë në kufirin kosovaro-serb. Mësohet se Limani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Milanos me 15 vjet burg në mungesë për organizim e trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe evazion fiskal. 

Vendimi, Meta: Po ta kishte në dorë Berisha do vendoste “PO” pa pyetur

Postuar në 16 Nëntor, 2013 03:19

Intervista e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta dhënë për emisionin “Watching” të gazetares Menada Zaimi në “AGON Channel”

Z. Meta, pas këtij vendimi “Jo” të qeverisë shqiptare duhet të shqetësohemi për marrëdhëniet me SHBA-të?

Ambasada Amerikane: E respektojmë vendimin e Kryeministrit. Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë

Postuar në 16 Nëntor, 2013 03:12

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shprehur mbështetjen për Shqipërinë. Në një deklaratë  të përfaqësisë amerikane shkruhet se respektojnë vendimin dhe se:” Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurtë.

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara