“SHBA mbeten partneri ynë strategjik”

Postuar në 16 Nëntor, 2013 03:09

Nga Gjermania, ku ndodhet për vizitë zyrtare, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ishte i pari që bëri publik lajmin për kontaktimin nga qeveria amerikane për asgjesimin e lëndëve kimike siriane, deklaroi në një intervistë për Top Channel se përgjigjia “jo” e Tiranës zyrtare nuk do të ndikojë në marrëdhëninet me Uashngtonin. 

“Natyrisht që nuk ka pse të ketë efekt në marrëdhëniet tona. Ne SHBA i konsiderojmë partnerët tanë strategjikë. Edhe kur u kontaktuam për këtë proces shprehëm vullnetin për të qenë pjesë e bisedimeve shumëpalëshe për të shqyrtuar se si mund të ndihmonim. Në këtë proces jemi konsultuar edhe me vendet anëtare të BE-së”, deklaroi Bushati. 

TCH: A ka pasur presion nga vendet e BE-së që Shqipëria të mos ishte pjesë e asgjesimit të lëndëve kimike siriane?

Bushati: Absolutisht. Nuk ka pasur asnjë presion nga fqinjët apo partnerët e tjerë të Bashkimit Evropian. Nga kontaktet që kam pasur në Gjermani, Francë dhe me homologë të vendeve të tjera, përfshirja e Shqipërisë është parë me simpati. 

TCH: Vendimi për refuzimin e pranimit të armëve kimike a do të ketë ndikim tek dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në dhjetor?

Bushati: Procesi i kandidimit të Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe kontributi i shkatërrimit të armëve kimike janë dy procese të ndryshme. 

TCH: Ju jeni në Berlin. Cili ka qenë qëndrimi i Gjermanisë për votën në dhjetor, si një nga vendet më skeptike për zgjerimin? 

Bushati: Mbështetja gjermane për Shqipërinë dhe rajonin është aty, ndërkohë që vendi duhet të vazhdojë në rrugën e reformave. Kthehem në Tiranë me përshtypjet më pozitive dhe mbështetjen më të madhe që mund të japë Gjermania.

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.