Zbulohet tjetër shkelje në fushën e akcizave, kompania shmangu më shumë se 28 mln lekë

Postuar në 16 Nëntor, 2013 08:05

UPDATE- Drejtoria e Përgjithshme Doganave njoftoi sot se subjekti “TRADING PETROL & DRILLING”  me shkeljen e ligjit të akcizave si dhe disa kundravajtjeve administrative i ka shkaktuar  buxhetit të shtetit një dëm prej 28.317.719 Lekë. Për këtë shmangie subjekti është penalizuar në shumën 57.788.868 lekë, duke i paguar Doganave një total prej  86.106.587 lekë.

“Strukturat e Departamentit të Aksizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën e Doganës Fier, gjate kontrollit në magazinën fiskale të subjektit “TRADING PETROL & DRILLING” zbuluan një sërë shkeljesh të Ligjit 61/2012 “Per Aksizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe të VKM 612, datë 05.09.2012 për dispozitat zbatuese të këtij ligji, të cilat klasifikohen “kondravajtie administrative”.”- thuhet në njoftimin  Drejtorisë së Doganave.

Për diferencat e konstatuara midis deklarimit dhe mallit fakt (lëndë djegëse solar dhe bitum) ka rezultuar se, subjekti “TRADING PETROL & DRILLING” ka shmangur detyrimin e aksizës në shumën 28.317.719 Lekë.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se po vazhdon kontrollet për mallrat e aksizës në të gjithë vendin.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.