Arkiv-Lajme të përditësuara
Pesë minatorë tentojnë vetëdjegien
Pesë minatorë të Bulqizës kanë tentuar të vetëdigjen, në shenjë proteste për bllokimin e punës në galeritë e bllokuara nga autoritetet shtetërore.
Struktura e re e Albpetrolit, pagë deri në 1 vit pas largimit nga puna
Këshilli Mbikëqyrës i Albpetrol sh.a ka miratuar strukturën e re përmes së cilës do të kryhet ristrukturimi i plotë i Shoqërisë. Struktura e re e Shoqërisë është bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe udhëzimet e METE.
Ndryshimet, katër ministri zhvendosen në ambiente të reja
Katër prej ministrive të qeverisë “Rama” pritet të ndryshojnë godinë.
Ndarja e mandatit të deputetit i kushton Kuvendit 220 mln lekë
Përkundrejt masave shtrënguese financiare të qeverisë së re, Kuvendi i ka paraqitur Ministrisë së Financave një projektbuxhet sfidues. Nga 898 milionë lekë të akorduara për vitin 2013, Kuvendi për vitin e ardhshëm, për 2014, kërkon 927 milionë lekë të reja, duke mos marrë në konsideratë në këtë mënyrë porositë e ekzekutivit për të kufizuar shpenzimet për vitin e ardhshëm.
301 denoncimet e para online, gjyqtarët dhe prokurorët e denoncuar publikisht
Vërtetësia - Denoncimet që po publikojmë janë marrë nga portali “Stop Korrupsionit në Drejtësi”, një nismë e qeverisë “Rama”. Qindra qytetarë janë ankuar për gjyqtarë dhe prokurorë konkretë. Disa ankesa po i botojmë të plota, ndërsa denoncimet jo domosdoshmërisht mund të jenë të sakta
Stop korrupsionit!
Shqiptarët, ankesa të shumta për çështjet e pronësisë
Sokol Çobo
Kapen 400 kilogramë hashash
Mbi 400 kilogramë hashash janë kapur nga Policia e Gjirokastrës në një operacion të koduar me emrin "Ulliri". Rreth ores 01:00 të mengjesit të së hënës policia dalloi nje automjet me targa te Vlores qe doli nga fshati Lazarat. Menjëherë eshte ngritur shërbime në aksin rrugor Gjirokastër–Subash dhe në momentin që automjeti ka zbritur në rrugën nacionale Kordhocë -Gjirokastër, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve janë vënë në ndjekje të tij.
Grabitje me maska, plagosin dy udhëtarët
UPDATE- Grabitje me maske ne Malesine e Madhe me pasoje dy persona te plagosur.
Ngjarja ka ndodhur ne orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin e Hot-Kelmend në vendin e quajtur Grabom.
Sipas te dhenave te para mesohet se persona te paidentifikuar i kanë zënë pritë një makine, kane zbritur dy shtetas dhe i kane plagpsur me thike.
Te plagosurit jane derguar ne spital, per fat jo me plage te renda qe sillnin rrezik per jeten. Nderkohe qe policia ka nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen dhe per te vene ne pranga autoret.
Shkozë, plagosje me kallashnikov në gostinë familjare, pranga autorit
Një plagosje me armë zjarri kallashnikov ndodhi ditën e sotme në mbrëmje gjatë një ceremonie festive në Shkozë të Tiranës. Mësohet se shtetasi Remzi Brahimi, 51-vjeç, qëlloi me armë zjarri kallashnikov 40-vjeçarin Hekuran Aliun.
Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes duke ndaluar autorin e plagosjes.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në një gosti familjare në Shkozë dhe shkaqet e saj janë krejt banale. Gjithsesi, hetimet ende vazhdojnë.
Shekulli
Frikë nga helmet kimike? Në Fier gjenden 80 tonë jashtë kushteve teknike
Rreth 80 ton mbetje kimike qëndrojnë të depozituara në ambientet e ish-Azotikut Fier. Ato janë të grumbulluara në një godinë, e cila është jashtë të gjitha kushteve teknike, pa xhama dhe e amortizuar, raporon Vizion Plus.
Sipas specialistëve, mbetjet kimike janë karbonat kaliumi, rreth 50 mijë kg, llumra të arsenikut të paketuara në bidona plastikë, fenolftaleinë, metiloraxh, substance Buferike, silkate, komponime të squfurit litjumit etj.
Policia publikon listën e 742 personave në kërkim
Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme publikojnë listën e personave në kërkim. Në këtë listë, ndodhen 742 emra të shtetasve të dënuar me mbi pesë vjet burg.
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri duke komentuar këtë fakt ka thënë se për herë të parë në historinë e vet, Policia e Shtetit vendos sot një standard të ri duke shënuar një hap themelor jo vetëm për transparencën ndaj qytetarëve por mbi të gjitha, duke ndërtuar një platformë të re komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet publikut dhe Policisë së Shtetit.Komenti i Tahirit: