Shkozë, plagosje me kallashnikov në gostinë familjare, pranga autorit

Postuar në 17 Nëntor, 2013 12:50

Një plagosje me armë zjarri kallashnikov ndodhi ditën e sotme në mbrëmje gjatë një ceremonie festive në Shkozë të Tiranës. Mësohet se shtetasi Remzi Brahimi, 51-vjeç, qëlloi me armë zjarri kallashnikov 40-vjeçarin Hekuran Aliun.

Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes duke ndaluar autorin e plagosjes.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në një gosti familjare në Shkozë dhe shkaqet e saj janë krejt banale. Gjithsesi, hetimet ende vazhdojnë.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.