Ndryshimet, katër ministri zhvendosen në ambiente të reja

Postuar në 18 Nëntor, 2013 05:23

Katër prej ministrive të qeverisë “Rama” pritet të ndryshojnë godinë.

Pas vendimit të 25 tetorit të qeverisë, Ministria e Mbrojtjes nuk do të funksionojë më në godinën pas selisë së Partisë Socialiste, por do të vendoset në ambientet e ish- Shkollës së Bashkuar, sot Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes. Burime zyrtare nga kjo i kanë thënë gazetës “Panorama” se prej disa ditësh janë përshtatur të gjitha ambientet dhe sot do të jetë dita e parë e punës në zyrat e reja. Në të njëjtën kohë, këto burime bëjnë të ditur se Presidenti Bujar Nishani ka firmosur dekretin që i hap dritën jeshile ndryshimit të ambienteve të punës së Ministrisë së Mbrojtjes.

Po ashtu, duke nisur nga sot aparati i Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të kryejnë funksionet e tyre në godinën ku deri dje ka qenë Ministria e Mbrojtjes. Sipas vendimit të qeverisë, ambientet ku ka ushtruar detyrën Ministria e Financave, tani do t’i kalojnë Kryeministrisë, ndërsa Ministria e Energjetikës do të vazhdojë të jetë në godinën aktuale.

Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se nga dita e sotme edhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të akomodohet në zyrat e reja. Pas shkëputjes së Turizmit nga Kultura dhe bashkimit me Zhvillimin Urban, qeveria ka vendosur që zyrat e këtij dikasteri të jenë në godinën ku disa vite më parë ka qenë Ministria e Kulturës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Bashkisë së Tiranës.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.