Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama: Kur investon mbi dijen nuk rizgjidhesh

Postuar në 20 Nëntor, 2013 16:36

Pjesë nga fjala e Kryeministrit Edi Rama në konferencën e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku u publikua Raporti mbi Tranzicionin 2013

Edi Rama

- Faleminderit për mundësinë që më dhatë! Në të njëjtën kohë unë ndihem shumë mirënjohës ndaj Erikut dhe ekipit të BERZH-it, të cilët na vunë ne në një pozitë, nga ku jemi në gjendje të fillojmë një program të përbashkët që në thelb do të trajtojë problemet që u përmenden disi këtu.

Braçe: Nesër në Kuvend, dokumentat miliona USD të kontratave mes Berishës dhe Podestas

Postuar në 20 Nëntor, 2013 16:34

Deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook se nesër në Kuvend do të publikojë kontratat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kompanive lobuese “Patton Boggs” dhe “Podesta”.

BE thirrje për eleminimin e shpejtë të arsenalit kimik sirian

Postuar në 20 Nëntor, 2013 16:33

Këshilli i përbashkët i ministrave të Jashtëm e atyre të Mbrojtjes së BE-së konkludoi me “thirrjen për eliminim të shpejtë të arsenalit kimik sirian”, si dhe për zgjidhjen politike në vend për t’i dhënë fund “kërcënimit të paprecedent të rajonit”. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Kompleksi “Jon”, Manjani: U privatizua deti, territori do të pastrohet

Postuar në 20 Nëntor, 2013 16:32

Në kohen që Gjykata Administrative në Vlorë shpalli masën e përkohshme për mosndërhyrjen e Autoriteteve në kompleksin “Jon” derisa të zgjidhet padia në themel, zëvendësministri i Transporteve Ylli Manjani deklaron per Top Channel, se territori ne qytetin bregdetar do te pastrohet, duke përfshirë edhe godinën ne fjalë.

Monopoli i pullave fiskale

Postuar në 20 Nëntor, 2013 16:31

Biznesi i kërkoi Parlamentit të ndërhyjë për të ulur tarifat e monopolit të pullave fiskale. Prodhuesit e birrës thanë në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, se çmimi që përfiton koncesionari është i padrejtë dhe se ai po rëndon sipërmarrjen.

Përfundon ripaketimi i kimikateve. OSBE: Duhen 250 mijë euro për transportimin jasht

Postuar në 20 Nëntor, 2013 08:24

Përfundon me sukses projekti për ripaketimin e kimikateve që ndodheshin në Qafë Mollë. Në një deklaratë për median, ambasadori i OSBE-së në vendin tonë bën me dije se OSBE është duke kërkuar një fond shtesë prej 250 mijë eurosh për të transportuar kimikatet e paketuara në mënyrë të sigurt për t’u shkatërruar ne impiantet e asgjësimit të kimikateve jashtë vendit.

Tahiri: Nuk kam blerë karrige 1400 $

Postuar në 20 Nëntor, 2013 08:22

Ministria e Brendshme ka përgënjeshtruar lajmin se një karrige e Saimir Tahirit, kreu të këtij dikasteri është blerë për 1 400 dollarë. Zyra e Shtypit të MB-së sqaron se bëhet fjalë për blerjen e dy karrigeve dhe jo karrige për vetë Tahirin.

Statusi i kandidat në dhjetor, tre ministra në Bruksel

Postuar në 20 Nëntor, 2013 08:21

Ndërsa mbeten vetëm pak javë përpara marrjes së vendimit për statusin e Shqipërisë nga vendet anëtare të BE, tre ministra të kabinetit “Rama” zbarkojnë në Bruksel për të lobuar për një përgjigje pozitive.

Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha së bashku me Ministrin e Drejtësisë Nasip Naço dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nisen nesër në Bruksel për një vizitë tepër të rëndësishme zyrtare.

Ministrat shqiptarë do të zhvillojnë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe institucione të tjera të BE-së.

Frika nga siguria, Gjykata e Vlorës heq dorë nga dosja e Gjikës

Postuar në 20 Nëntor, 2013 08:20

Gjykatësit e çështjes së Shpëtim Gjikës kanë kërkuar të heqin dorë nga gjykimi për arsye sigurie. Kjo gjykatë kërkon që gjyqi i kryetarit të Bashkisë së qytetit të Vlorës të bëhet në një qytet tjetër. Lajmin e publikoi sot Gazeta “Panorama” e cila shkruan sot se “Gjykata e Vlorës kërkon që procesi të mos mbahet në këtë qytet, por në një gjykatë tjetër për arsye të ndjeshmërisë së lartë dhe për shkaqe sigurie. Burime zyrtare të kësaj gjykate konfirmuan dje regjistrimin e kësaj kërkese, e cila pritet të hidhet në short ditët në vijim.

Totozani: Nuk kemi pasur ankesa për shkarkime në administratë. Raportet tona nuk merren parasysh nga Kuvendi

Postuar në 20 Nëntor, 2013 08:19

Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me Avokatin e Popullit Igli Totozani në lidhje me rekomandimet e progres-raportit të Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, Avokati i Popullit ka kritikuar Parlamentin se nuk merr në shqyrtim raportet e këtij institucioni.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara