Arkiv-Lajme të përditësuara

Shkodër, vritet me armë 35 vjeçari

Postuar në 23 Nëntor, 2013 17:13

SHKODER- Vritet me arme nje i ri ne Shkoder. 

Sipas te dhenave te para mesohet se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Gur i Zi dhe viktime ka mbetur 35 vjecari identifikuar si shtetasi Marjan Martini. Ai ka mbetur vikime aksidentale, pasi ka qene ne vendin e gabuar, nderkohe qe dy grupe te rinjsh jane konfliktuar me arme mes tyre.

Marjan Martini, ka qenë duke kaluar me një motorr është kapur nga plumbi qorr, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia sqaron se Marjan Martini nuk ka pasur asnjë lidhje me konfliktin e të rinjve. 

 

PANORAMA

Shqiptari shpërdoron “ëndrrën amerikane”

Postuar në 23 Nëntor, 2013 17:12

New Jersey (SHBA) - Një emigrant shqiptar që jeton në Garfield, që shkoi në shtëpi mori armën dhe qëlloi për vdekje një 29-vjeçar pas një konflikti në lokal, është dënuar me 13 vjet burg. Melsi Pajo, shkoi në SHBA pasi fitoi lotarinë në Shqipëri. Ai bënte dy punë, ndërsa natën shkonte në shkollë për t’u bërë teknik kondicionerësh. Por ai e shpërdoroi “ëndrrën amerikane”, duke qëlluar për vdekje një person. “Ju jeni 28 vjeç”, i tha gjykatësja Liliana DeAvila-Silebi shqiptarit. “Familja jote shpresonte se ardhja në SHBA do të bënte që të jetoje një jetë më të mirë.”

Edi Rama rikthen “Natën e Bardhë”

Postuar në 23 Nëntor, 2013 17:11

“Nata e Bardhë” ose siç njihet zyrtarisht si festa e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit fashistë do të festohet këtë vit nën kujdesin e qeverisë shqiptare. Një traditë e vendosur nga Edi Rama kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës ky lloj organizimi në 24 orë në datën 29 nëntor me aktivitete të ndryshme deri në të gdhirë do të rikthehet sërish nga Rama, tashmë kryeministër. Ky aktivitet nuk u zhvillua vetëm vitin që shkoi.

Kontroll gjithë konçesioneve

Postuar në 23 Nëntor, 2013 17:11

Qeveria do të nisë një kontroll të imtësishëm të të gjitha kontratave koncensionare të dhëna gjatë viteve të fundit nga qeveria paraardhëse. 

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes njofton se ka sinjalizime nga grupet e interesit se në sektorë të ndryshëm janë dhënë një sërë koncesionesh që cënojnë konkurrencën e lirë dhe që vendosin bizneset përfituese në kushte dominuese ndaj aktorëve të tjerë në treg. 

7 të burgosur arratisen nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të rrezikshëm dhe të armatosur

Postuar në 23 Nëntor, 2013 17:10

Shtatë të dënuar me burgim për vepra të ndryshme penale dhe të konsideruar si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë.

Të gjithë të burgosurit janë të armatosur dhe mësohet se ata në mënyrë të organizuar kanë sulmuar rojet e burgut, disa burime përmendin ekzistencën e armëve, pasi kanë neutralizuar rojet të burgosurit kanë dalë jashtë rrethimit duke u larguar në errësirë.

Jepen me qira bunkerët dhe vendstrehimet

Postuar në 23 Nëntor, 2013 05:07

Shteti jep me qira tunelet dhe bunkerët e komunizmit. Qeveria ka nxjerrë nga sirtari një ligj të kohës së Aleksandër Meksit për fortifikimet dhe po e përdor me disa ndryshime. Ligjit titullohet: “Për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe dhënien me qira të objekteve fortifikuese mbrojtëse”. Kabineti i ministrave miratoi ndryshimin e procedurave për dhënien me qira të objekteve fortifikuese për një pjesë të kategorive të tyre.

Igli Cara: Si e gjeta Olldashin poshtë makinës

Postuar në 23 Nëntor, 2013 05:06

Deputeti Igli Cara, personi i parë që ka mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën deputetit Sokol Olldashi, rrëfen për “Gazetën Shqiptare” të gjitha detajet, që nga çasti që mori vesh lajmin për aksidentin, deri në momentin që ai u përball me të vërtetën shokuese të vdekjes së mikut të tij më të mirë. “Unë e kam lajmëruar vetë policinë nga numri im për aksidentin. Në momentin që kam mbërritur në vendin e ngjarjes, makina ishte kthyer përmbys”, – pohon Cara.

Lajmi i fundit/ Kryeministri Rama takim me ministrat në Dajt

Postuar në 23 Nëntor, 2013 05:04

Në një ditë të shtune me shi, Kryeministri Edi Ramanuk ka preferuar ta bëjë pushim, por për mbledhje të qeverisë ka zgjedhur një vend informal. Ai ka nisur sot në mëngjes një takim me ministrat në një nga restorantet në Malin e Dajtit.

Takimi i Ramës me ministrat ka nisur që prej orës 09:00, ndërsa vjen vetëm një ditë pas mbledhjes së qeverisë, e cila miratoi një sërë vendimesh.

Vendimet e djeshme

Kushtetut paralajmërojnë ndryshimin e katërta, PS-LSI

Postuar në 23 Nëntor, 2013 05:02

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

NISHANI - “Mbetem i mendimit se një Kushtetutë e butë nuk duhet të lihet të modifikohet sipas dëshirës së shumicës politike. Rishikimi duhet të jetë nënvizuar nga maturia. Rishikimi duhet parë si domosdoshmëri shoqërore, po pa prekur parimet dhe vlerat e saj”, tha Nishani.

Gjirokastër, ndalohen 35 klandestinë

Postuar në 23 Nëntor, 2013 05:01

Policia në qytetin e Gjirokastrës ka ndaluar në orët e para të së shtunës një grup klandestinësh nga vendet afrikane, që po përdornin si tranzit vendin tonë. 

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave gjithësej uniformat blukanë ndaluar 35 klandestinë, të cilët nga kontrollet e para rezultojnë të jenë nga Siria, Somalia dhe Eritrea. 

Burimet njoftojnë se klandestinët, mes të cilëve janë katër gra, po përpiqeshin të kalonin pikën kufitare të Kakavijës, për të arritur më pas në vendet e Bashkimit Evropian. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara