Arkiv-Lajme të përditësuara

Vdes i riu, përplaset në rrugë nga një makinë

Postuar në 26 Nëntor, 2013 04:16

Një makinë ka përplasur për vdekje mbrëmjen e së hënës një shtetas identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës ku makina ka përplasur për vdekje kalimtarin, i cili sipas burimeve të policisë ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe ka qenë në kundra-vajtje.

Për shkak të dëmtimeve të rënda që ai ka marrë në trup nga goditja e automjeteve të tjera është e vështirë që të bëhet saktësimi i detajeve të tjera fizike.

U kap në flagrancë duke fshirë serverin e Drejtorisë së Tatimeve, e liron gjykata

Postuar në 26 Nëntor, 2013 04:14

Lirohet nga gjykata drejtori i sektorit IT në Drejtorinë e Tatimeve, Renald Riska.

Të premten e kaluar, Riska është kapur në flangrancë nga drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, teksa fshinte nga server të dhënat e katër viteve të fundit.

Ahmetaj: Kompania ka keqadministruar fondet. Haxhinasto: borxhi 4.8 milionë euro

Postuar në 26 Nëntor, 2013 04:13

Kompania ‘Belle Air’ ka vetëmbërritur në këtë situatë, sipas Arben Ahmetajt, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Sipas tij, qeveria ka qenë shumë fleksibël me situatën e vështirë ekonomike që ka patur vetë kompania, madje disa herë ka patur takime me ministrin e Financave, me ministrin e Transportit, nën porosinë e Kryeministrit, për të afruar fleksibilitet maksimal ndaj kompanisë, e cila ka një periudhë shumë të gjatë pa likuiditete.

Reforma zgjedhore: E domosdoshme, dështimi vetëm për faj të klasës politike

Postuar në 26 Nëntor, 2013 04:12

Shoqëria civile, koalicioni i vëzhguesve vendor zhvilloi ditën e sotme një konference me temë “Shqipëria civile dhe Demokracia në Shqipëri”, në fokus të të cilës ishte ‘reforma zgjedhore e plotë dhe gjithëpërfshirëse, domosdoshmëri për një sistem zgjedhor me përfaqësues të drejtë dhe të qëndrueshëm’. I pranishëm në këtë konferencë, kreu i kuvendit Ilir Meta vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme reformën zgjedhore, e cila sipas tij duhet të paraprihet nga reforma administrative dhe territoriale.

Gjurmë të të arratisurve në Dardhë

Postuar në 26 Nëntor, 2013 04:11

Gjatë orëve të mbrëmjes, policia njoftoi se gjeti gjurmë të tre të arratisurve nga Burgu i Drenovës, në fshatin Dardhë të rrethit të Korçës.

Burime të policisë tregojnë se në afërsi të një tuneli, pranë pistës së skive, janë gjetur gjurmë këmbësh dhe zjarri.

Forcat e RENEA-s dhe policia po vijojnë kërkimet në të gjithë fshatrat e zonës; Dardhë, Sinicë, Arrëz, Qytezë dhe Nikollarë. Të gjithë fshatrat janë në kufi me Greqinë dhe dyshohet se tre të arratisurit, Eduart Lulo, Gëzim Toma dhe Reiz Haxhiraj, synojnë të kalojnë kufirin.

Sherr mes pronarëve të biletave, plagoset rëndë 38-vjeçari

Postuar në 25 Nëntor, 2013 15:48

DURRËS - Plagoset rëndë pronari i një agjencie për shitjen e biletave. Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, pranë portës hyrëse të portit, te ura e “Dajlanit”, ku shtetasit I.Ç 38 vjeç dhe Lekë Frroku 47 vjeç, të 2 pronarë të shitjes së biletave të trageteve në port, janë përfshirë në një konflikt mes tyre.

Kundërshton policinë pas një konflikti në rrugë, shoqërohet në komisariatin nr.3 Altin Goxhaj

Postuar në 25 Nëntor, 2013 15:46

Uniformat blu të kryeqytetit kanë shoqëruar për në ambientet e komisariatit numër 3, Altin Goxhajn.

Policia ka bërë me dije se Goxhaj është shoqëruar në komisariatin nr.3 rreth orës 18.30. Shoqërimi i Goxhajt mësohet se është kryer pas konfliktit që ai ka pasur me shtetasin Vladimir Thano, i cili eshte aktivist i shoqerise civile.

Burime nga policia bejne me dije se Goxhaj kundershtoi uniformat blu gjate ndërhyrjes. Ne drejtim te komisariatit 3 jane nisur dhe inspektoret e Avokatit te Popullit, ndersa kane shkuar dhe disa deputete te PD-se.

Buletini statistikor i policisë: 4 krime në një orë

Postuar në 25 Nëntor, 2013 15:44

Në Shqipëri ndodhin mesatarisht 4 vepra penale në çdo orë, rreth 95 vepra penale në ditë dhe vetëm në muajin që lamë pas kanë ndodhur 2960 vepra penale. Të dhënat vijnë nga një bulletin statistikor I Policisë së Shtetit I publikuar nga Ministria e Brendshme. Ndërkohë nga të dhënat statistikore del se shumica e atyre që kryejnë vepra penale jane me arsim tetëvjeçar ose të mesëm, Lezha është qyteti më me shume vepra penale për numër banorësh dhe se rreth 44 për qind të autorëve të veprave penale janë nga 26-45 vjeç.

Rinisin kërkimet për tre të arratisurit, dyshohet se ndihmohen nga njerëz të tjerë

Postuar në 25 Nëntor, 2013 15:43

Policia ka rinisur mëngjesin e sotëm kërkimet në malin e Gramozit për tre të arratisurit e tjerë nga burgu i Drenovës. Operacioni për kërkimin e tre të arratisurve u ndërpre mbrëmjen e djeshme për shkak të motit të keq, errësirës dhe terrenit malor, çka e vështirësoi krehjen e zonës ku u lokalizuan tre të burgosurit, në malin e Gramozit.

Falimenti i 'Belle Air', kaos në Rinas

Postuar në 25 Nëntor, 2013 15:41

Qindra qytetarë që duhet të udhëtonin të dielën dhe të hënën me avionët e kompanisë ajrore 'Belle Air' kanë qëndruar për orë të tëra në aeroportin 'Nënë Tereza', ku kanë kërkuar shpjegime nga kompania për anulimin e udhëtimit të tyre.

"Unë dua të iki në shtëpi, në Milano. Dua të shkoj në punë, por kështu po humbas punën dhe të ardhmen. Po rri në aeroport prej shumë orësh dhe nuk e di kur do të nisem", thotë një pasagjere.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara