Harito: Reformë në administratën publike. Sekui: Administrata, e qëndrueshme dhe e papolitizuar

TIRANE- Reforme ne administraten publike ne perputhje me ligjin dhe konkurse per pranimet e reja ne administrate ka premtuar ministrja per Inovacionin dhe Administraten Publike Milena Harito.
“Të gjitha aktet nënligjore janë rishikuar nga ekspertët dhe të konsultohen me grupet e interesit brenda datës 30 dhjetor. Deri në 15 janar pritet të mbyllet procedura për dërgimin e tyre në Këshillin e Ministrave për t’u miratuar. Gjithashtu në kuadër të reformës është ngritur komiteti ndërministror për reformën strukturore të shtetit” tha ajo.
Ambasadori i BE-se, Etore Sekui ka dekalruar se reforma ne administraten publike ka nje rol mjaft kritik ne nje shtet demokratik.
“Interesi rreth kesaj ceshtjeje eshte mjaft i madh. Koleget e Brukselit do te jene mjaft te angazhuar me ceshtjen e kesaj reforme. 30 vjet me pare une e fillova karrieren time ne administraten publike. Reforma ka nje rendesi shume te madhe per cilesine e sherbimeve para qytetare, administrata publike duhet te jete e qendrueshme, e paanshme dhe e papolitizuar”- tha Sekui.
Sipas tij, eshte me i rendesishem se kurre per perforcuar dialogun, pasi vendi eshte ne perballje me sifidat e reja. “Ju kujtoj elementin e gjashte kyc qe eshte reforma ne kete administrate, themelor. Eshte e nevojshme transparenca per sa i perket sherbimit civil, menaxhimi i burimeve njerezore luan nje rol shume te rendesishem, po ashtu edhe miratimi i kodit”- tha ambasadori.
Panorama
Add new comment