U kap në flagrancë duke fshirë serverin e Drejtorisë së Tatimeve, e liron gjykata

Postuar në 26 Nëntor, 2013 04:14

Lirohet nga gjykata drejtori i sektorit IT në Drejtorinë e Tatimeve, Renald Riska.

Të premten e kaluar, Riska është kapur në flangrancë nga drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, teksa fshinte nga server të dhënat e katër viteve të fundit.

Shehaj ishte informuar për një anomali në sistemin e të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Bëhej fjalë për fshirjen e informacioneve të katër viteve të fundit nga baza qendrore e të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve për deklarimet dhe detyrimet e bizneseve në gjithë vendin. Ajo ka gjetur Riskën së bashku me dy persona të tjerë duke kryer veprime në kompjutera, shkruan sot “Panorama”.
Riska është arrestuar në flangrancë nga policia dhe dosja penale ndaj tij ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës më 23 nëntor 2013. Seanca gjyqësore për masën e sigurisë është zhvilluar të dielën, kur gjykata e ka deklaruar të paligjshëm arrestimin nga policia të drejtorit të IT në Drejtorinë e Tatimeve dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi. Ndaj tij,gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, sipas kërkesës së Prokurorisë.

Riskaj është deklaruar person nën hetim për akuzën “shpërdorim detyre”, ndërsa prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e gjithë kompjuterave të punonjësve të dyshuar, ndërsa ka ngritur një grup ekspertësh për të verifikuar ndërhyrjet që janë kryer në sistem për fshirjen e të dhënave. Prokuroria ka bërë me dije se specialistët kanë arritur që të rikthejnë të dhënat e fshira për katër vitet e fundit me anë të disa kopjeve automatike (Back- UP), të ruajtura automatikisht nga sistemi.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.