Kundërshton policinë pas një konflikti në rrugë, shoqërohet në komisariatin nr.3 Altin Goxhaj

Postuar në 25 Nëntor, 2013 15:46

Uniformat blu të kryeqytetit kanë shoqëruar për në ambientet e komisariatit numër 3, Altin Goxhajn.

Policia ka bërë me dije se Goxhaj është shoqëruar në komisariatin nr.3 rreth orës 18.30. Shoqërimi i Goxhajt mësohet se është kryer pas konfliktit që ai ka pasur me shtetasin Vladimir Thano, i cili eshte aktivist i shoqerise civile.

Burime nga policia bejne me dije se Goxhaj kundershtoi uniformat blu gjate ndërhyrjes. Ne drejtim te komisariatit 3 jane nisur dhe inspektoret e Avokatit te Popullit, ndersa kane shkuar dhe disa deputete te PD-se.

Altin Goxhaj njihet si kreu i Zyrës së Mbrojtjes se Konsumatorit, kurse Vladimir Thano është aktivist i shoqërisë civile, i angazhuar ditët e fundit me çështjen e armëve kimike (në foto, i pari nga e djathta, bashkë me anëtarë të AKIP-it)

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.