Buletini statistikor i policisë: 4 krime në një orë

Postuar në 25 Nëntor, 2013 15:44

Në Shqipëri ndodhin mesatarisht 4 vepra penale në çdo orë, rreth 95 vepra penale në ditë dhe vetëm në muajin që lamë pas kanë ndodhur 2960 vepra penale. Të dhënat vijnë nga një bulletin statistikor I Policisë së Shtetit I publikuar nga Ministria e Brendshme. Ndërkohë nga të dhënat statistikore del se shumica e atyre që kryejnë vepra penale jane me arsim tetëvjeçar ose të mesëm, Lezha është qyteti më me shume vepra penale për numër banorësh dhe se rreth 44 për qind të autorëve të veprave penale janë nga 26-45 vjeç.

Por këto të dhëna duket se nuk kanë qëllimi I Policisë së Shtetit në publikimin e këtij raporti pasi ajo ka evidentuar në krye të herës punën e saj duke bërë të ditur se në muajin që shkoi (nga 15 tetor-15 nëntor) ka zbuluar 97% të krimeve dhe ka kapur 3.7 ton marijuana.

Të dhënat:

Lufta ndaj krimit

Vepra penale 2961 të evidentuara

Zbulueshmëria 87%

Autorë të dyshuar 2845 persona

Arrestuar/ ndaluar 754 persona

Ndiqen në gjendje të lirë 1913 persona

Persona në kërkim kapur 204

Në kërkim ndërkombëtar 20 persona

Për vrasje 4 persona

Për krime kundër pronës 73 persona

Në fushën e krimit të organizuar 25 persona

Lufta kundër drogës

Vepra Penale

• 144 vepra të evidentuara në fushën e drogës

• 18 – trafikim i lëndëve narkotike

• 126 – prodhim dhe shitje lëndësh narkotike

Autorët

• 163 autorë të dyshuar

• 104 arrestuar

• 3 në kërkim

• 56 në gjendje të lirë

Sekuestruar e bllokuar

Heroinë 20.6 gr

Kokainë 11 kg e 889.9 gr

Marijuanë 3 ton e 729 kg e 382.2 gr

Hashish 8 kg 832.8 gr

Fara kanabisi 476.9 gr

Lufta kundër trafiqeve

Evidentuar 54 vepra penale

•Trafik qeniesh njerëzore 7 raste

•Trafik mjetesh motorike 33 raste

•Trafik i armëve e municioneve 1 rast

•Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 6 raste

•Të tjera 7 raste

Autorë te proceduar 64 persona

•8 persona për trafik qeniesh njerëzore

•32 persona për trafik mjetesh motorike

•14 persona proceduar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri

•10 persona për vepra të tjera penale

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.