Arkiv-Lajme të përditësuara

Ekspertiza autoteknike: Ja 3 shkaqet e aksidentit të Olldashit

Postuar në 25 Nëntor, 2013 08:27

Prokuroria e Përgjithshme deklaron se ka përfunduar ekspertizën autoteknike të automjetit me të cilin është aksidentuar deputeti, Sokol Olldashi.

Ekspertiza autoteknike e kryer mbi automjetin, ka nxjerrë si konkluzion përfundimtar se shkak i daljes së mjetit nga rruga ka qenë pakujdesia e drejtuesit të makinës. Gjithashtu, për ekspertët, rrethanë tjetër që ka ndikuar në aksident ka qenë edhe mungesa e barrierave anësore në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.

Rama në Austri, pritet nga Fischer: Mbështetje Shqipërisë për integrimin

Postuar në 25 Nëntor, 2013 08:26

Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë zyrtare në Austri. Rama është pritur sot nga presidenti i vendit, Heinz Fischer.

Gjatë takimit dypalësh, Rama e ka falënderuar Presidentin Fischer për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë dhe e ka njohur atë me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Falimenti, Haxhinasto: Nuk ka bllokim të llogarive te ‘Belle Air’, por keqmenaxhim nga kompania

Postuar në 25 Nëntor, 2013 08:23

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka reaguar pas situatës së krijuar me falimentimin e kompanisë ajrore, ‘Belle Air’ që solli në penalizmin e disa qindra qytetareve të cilët kishin prerë biletat për të udhëtuar me këtë kompani. Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Haxhinasto theksoi se situata është krejt ndryshe nga ajo e paraqitur nga Belle Air dhe sipas tij ka ardhur nga keqmenaxhimi i vetë kompanisë.

Mblidhet grupi i PD, një minutë heshtje për Olldashin

Postuar në 25 Nëntor, 2013 08:22

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar demokrat ka nisur me një minutë heshtje në nderim të ndarjes nga jeta të kolegut të tyre dhe deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, në vendin e të cilit ishte vendosur një tufë me lule. Basha falënderoi të gjithë njerëzit që u solidarizuan me dhimbjen për ndarjen e tragjike nga jeta të deputetit të PD, duke nënvizuar se në adresë të Partisë Demokratike dhe të tijin si kreu i kësaj force politike kanë ardhur me mijëra mesazhe ngushëllimi nga njerëz të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit.

Makina del nga rruga , plagosen rëndë 2 persona

Postuar në 25 Nëntor, 2013 04:21

Në aksin rrugor Laç-Mamurras paraditen e sotme një makinë “BMW X6”, me targa italiane ka devijuar nga rruga si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut.

Për pasojë kanë ngelur të plagosur rëndë dy persona identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.

Policia menjëherë pasi është informuar ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i ngjarjes është bërë prania e ujit në rrugë. Uniformat blu bëjnë me dije se rruga nuk është e niveluar mirë dhe për pasojë janë krijuar gropa.

Shekulli

Doris Andoni emërohet drejtoresha e re e Entit Kombëtar të Banesave

Postuar në 25 Nëntor, 2013 04:13

Doris Andoni emërohet drejtoreshë e Entit Kombëtar të Banesave. Andoni është prezantuar sot nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.

Doris Andoni zëvendëson në këtë post ish-drejtorin Ylli Pirro. Ajo ka punuar më parë në Ministrinë e Punëve Publike e Transporteve, ku ka mbajtur postin e drejtoreshës së Politikave të Strehimit në qeverisjen e PD-së.

Dita

Arrihet marrëveshje me Iranin, largohen hijet e luftës

Postuar në 25 Nëntor, 2013 04:11

Fituesi kryesor i kësaj marrëveshjeje është padyshim populli iranian. Të ashtuquajturat sanksione inteligjente do të prekin kryesisht pushtetmbajtësit në Iran. Sanksionet ndaj eksporteve të naftës dhe gazit pritet të tregojë efekt dhe në këtë mënyrë t’i mbyllin në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme burimet e parave këtij shteti teokratik. Dhe sanksionet e kanë arritur në fakt këtë qëllim në masë të madhe. Por këto sanksione inteligjente ndaj Iranit kanë shkaktuar shumë më tepër dëm nga sa qe planifikuar dhe ajo që ka vujatur më shumë prej prej këtyre saknsioneve qe popullsia.

Sequi: Reforma në administratë e rëndësishme, por nuk duhet politizuar

Postuar në 25 Nëntor, 2013 04:09

Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi ka deklaruar se reforma në administratën publike është shumë e rëndësishme në një shtet demokratik, ndërsa shtoi se nga ana tjetër administrata duhet të jetë e qëndrueshme dhe jo e politizuar.

“Interesi rreth kësaj çështjeje është mjaft i madh. Kolegët në Bruksel do të jenë mjaft të angazhuar me reformën në administratën publike. Reforma ka një rëndësi shumë të madhe për cilësinë e shërbimeve para qytetarëve dhe administrata publike duhet të jetë e qëndrueshme, e paanshme dhe e papolitizuar”, tha Sequi.

Rinisin kërkimet për 3 të arratisurit e tjerë

Postuar në 25 Nëntor, 2013 04:09

Rinisin kërkimet në malin e Gramozit për tre të arratisurit e tjerë nga burgu i Drenovës.

Kërkimet e policisë vijojnë me kamera termike dhe janë vështirësuar për shkak të motit të keq.

Policia vijon kërkimet për kapjen e Eduart Lulos, Reis Haxhirajt dhe Gëzim Tomës.

“Arratisja”, Berisha: Produkt i bashkëpunimit të vrasësve me eksponentë qeveritarë

Postuar në 24 Nëntor, 2013 14:04

TIRANE- Ish kryeministri, Sali Berisha tha se arratisja, siç e quajti ai, e pashembullt, nga burgu i Drenovës është produkt i bashkepunimit te suksesshem te ketij grupi vrasesish me eksponente dhe strukturat e reja qeveritare te interesuara apo detyruara per lirimin e tyre.
Berisha thekson se bandat që ndihmuan me para dhe dhune ardhjen ne pushtet te koalicionit Rama – Meta, tani nje nga nje kerkojne shperblimin e tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara