Arkiv-Lajme të përditësuara

Banka pesimiste: Ekonomia do të vazhdojë ngadalësimin

Postuar në 22 Nëntor, 2013 04:02

Rritja ekonomike në tremujorin e tretë të këtij viti pritet të jetë më e ngadaltë sesa tremujorët e mëparshëm. Të dhënat e INSTAT tregun se në tremujorin e dytë rritja ishte 1.1 për qind dhe në atë të parë 1.7 për qind, por periudha korrik-shtator duket të jetë më pesimiste. Kjo në fakt përkon edhe me tranzicionin e ndryshimit të qeverive, kohë gjatë së cilës ish- maxhoranca mori masa të shtrënguara për shpenzimet dhe kufizoi në maksimum tenderët.

Ekspertiza: Olldashi vdiq nga plagët në kokë

Postuar në 22 Nëntor, 2013 04:00

-Ekspertiza e aksidentit fatal që i mori jetën Sokol Olldashit mbrëmjen e së mërkurës, ka ofruar përfundimet paraprake. Vendi i aksidentit, Krraba është kthyer ditën e djeshme në vëmendjen e ekspertëve të cilët për orë me radhë janë marrë me shenjat dhe dinamikën e ngjarjes.

Ekspertët

Rama: Gjithëpërfshirja, koncepti bazë në rastet e ndërhyrjeve kushtetuese

Postuar në 22 Nëntor, 2013 03:58

Kryeministri Rama mori sot pjesë në një konferencë të mbajtur nga Gjykata Kushtetuese me rastin e 15-vjetorit të saj. I pranishëm në aktivitet krahas presidentit Nishani dhe ambasadorit të BE-së, Sequi, Rama mbajti një fjalim të shkurër.

“Sot ne jemi në kushtet kur vendi përpiqet përditë për t’u integruar në BE dhe pas 15 vjetësh kur afrimi me BE impononb një tërësi standardesh sjellje që bien ndesh me standardet e sjelljes që ne i kemi pjesë të vazhdimësisë tonë, pyetja se a duhet ndryshuar Kushtetua, duhet parë me kujdes.

Igli Cara: Telefonata e fundit e Olldashit, Policia erdhi shpejt, ambulanca dhe zjarrfikësia vone

Postuar në 22 Nëntor, 2013 03:58

Deputeti Igli Cara, personi që ka njoftuar i pari policinë për aksidentin ku humbi jetën kolegu i tij Sokol Olldashi, rrëfen për MAPO-n momentin e lajmit të aksidentit, rrugën drejt vendit të ngjarjes dhe përballjen me pamjen shokuese. Cara thotë se ka qenë shoferi i z. Olldashi ai që e ka njoftuar, pasi në momentin e aksidentit ai ka qenë duke folur me të dhe gjatë bisedës ka dëgjuar një zhurmë. Ata janë nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes dhe rrugës Cara ka njoftuar policinë, e cila ka shkruar 2-3 minuta pas tyre në vendin e aksidentit.

Aksioni kombëtar i pastrimit

Postuar në 22 Nëntor, 2013 03:55

Dita e sotme do të mbledhë qytetare vullnetare nga e gjithë Shqipëria, në aksionin kombëtar të pastrimit, një aksion praktik sensibilizues për një Shqipëri më të pastër.

Patozi: E kam të pamundur që të mos ia respektoj amanetin Sokolit

Postuar në 21 Nëntor, 2013 16:30

Patozi: E kam të pamundur që të mos ia respektoj amanetin Sokolit
Publikuar më 21.11.2013 | 21:11
3474 8
Astrit Patozi

- Të dashur familjarë dhe miq të Sokol Olldashit. Çfarë do që të bëjmë dhe çfarëdo që të themi ne sot, në këtë ditë zie, do të ishin të pamjaftueshme për të nderuar dhe respektuar si duhet Sokolin. E unë, ndoshta më shumë se kushdo tjetër, e kam të vështirë të gjej fjalët. Sepse pata fatin e mirë, por edhe të keq, për shkak të kësaj gjëme, të jem një ndër miqtë e tij të afërt, për gati 20 vjet.

Harta e rrugëve të vdekjes

Postuar në 21 Nëntor, 2013 16:27

Aksi ku humbi jetën në aksident automoblisitik deputeti Sokol Olldashi është i identifikuar nga autoritetet si një ndër zonat me rrezik të lartë ose thënë ndryshe si një ndër vendet ku ndodhin më shpesh aksidente, ashtu siç edhe në qindra njolla të tjera ku humbasin jetën në aksidente shtetasit shqiptare. Por kjo është vetëm një nga njollat e zeza sic quhen në gjuhën teknike, dhe që kështu emërtohet cdo pikë ku ndodhin të paktën tre aksidente në vit.

Kuvendi, hetim veprimtarisë ekonomike të Bujar Leskajt

Postuar në 21 Nëntor, 2013 16:25

Jo vetëm Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do t’i nënshtrohet kontrollit parlamentar. Kjo pasi sot, Kuvendi ka programuar të miratojë në seancë plenare projektvendim “Për fillimin e procedurave parlamentare për kontrollin e veprimtarisë ekonomike të KLSH”. Nisma në fjalë është ndërmarrë nga komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe e cila ka marrë pëlqimin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, për t’u futur në rendin e ditës së seancës së sotme.

Lamtumirë Sokol Olldashi! Qeveria shpall ditë zie kombëtare

Postuar në 21 Nëntor, 2013 16:23

Lamtumirë Sokol Olldashi! Qeveria shpall ditë zie kombëtare
21 Nëntor 2013 | : Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip

Arsimi, notat e ulta shkarkojnë drejtorin

Postuar në 21 Nëntor, 2013 16:21

Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka nxjerrë dy udhëzime drejtuar Drejtorive Arsimore lidhur me emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave, por edhe mësuesve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara