Arkiv-Lajme të përditësuara

“Arratisja”, Berisha: Produkt i bashkëpunimit të vrasësve me eksponentë qeveritarë

Postuar në 24 Nëntor, 2013 14:04

TIRANE- Ish kryeministri, Sali Berisha tha se arratisja, siç e quajti ai, e pashembullt, nga burgu i Drenovës është produkt i bashkepunimit te suksesshem te ketij grupi vrasesish me eksponente dhe strukturat e reja qeveritare te interesuara apo detyruara per lirimin e tyre.
Berisha thekson se bandat që ndihmuan me para dhe dhune ardhjen ne pushtet te koalicionit Rama – Meta, tani nje nga nje kerkojne shperblimin e tyre.

Arratisja, zbardhet lista e 21 policëve të arrestuar

Postuar në 24 Nëntor, 2013 14:02

-18:30-Policia e Korçës zbardh listën e 21 policëve të arrestuar për arratisjen e 7 të burgosurve nga burgu i Drenovës. Sipas policisë, të arrestuarit janë:

Valdet Brahollari, Ardian Lenollari, Valter Gjalpi, Jani Mitre, Gjergji Këllëzi, Bledi Hysolli, Margel Rushani, Riza Spahiu, Ferdinand Delimoni, Artan Larti, Edmond Qarri, Spartak Moka, Bledar Kollcinaku, Arben Fatka, Luan Licollari, Terpo Gjamo, Suzana Sejdarasi dhe Luljeta Zvorani. Këta efektivë të burgut të Drenovës, dyshohet se kanë ndihmuar 7 të burgosurit që të arratisen nga burgu.

-Shkarkohet drejtori i burgut-

Gaiani: Kimiket siriane, kontributi i Shqipërisë do të ishte vlerësuar

Postuar në 24 Nëntor, 2013 14:00

Ambasadori italian në Tiranë, Masimo Gaiani, komenton vendimin e Shqipërisë për të mos pranuar shkatërrimin e lëndëve kimike të Sirisë në territorin tonë. Në një intervistë për Vizion Plus, Gaiani thotë se në rast të një “po”-je, kontributi i Shqipërisë do të ishte vlerësuar shumë. “Mbështetje në kuptimin e ndërmarrjes së disa nismave në dobi të mjedisit dhe të gjendjes mjedisore në Shqipëri. Kjo besoj se mund të realizohej konkretisht”, thotë Gaiani.

Tahiri: Arratisja nga burgu i Drenovës nuk ishte rastësore, por e organizuar mirë

Postuar në 24 Nëntor, 2013 13:57

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një deklaratë për mediat pas arrestimit të 4 prej të burgosurve të arratisur, theksoi krenarinë e tij për Policinë e Shtetit që bëri të mundur në më pak se 24 orë arrestimin kriminelëve të rrezikshëm.

200 pasagjerë bllokohen në Verona

Postuar në 24 Nëntor, 2013 13:56

Të paktën 200 pasagjerë shqiptarë ndodhen të bllokuar në aeroportin e Veronës në Itali, pas anulimit të fluturimit nga kompania ajrore “Belle Air”.

Top Channel kontaktoi me një prej pasagjerëve, Violeta Gjana, që ndodhet në këtë aeroport, e cila na tregoi se ata nuk ishin njoftuar për këtë anulim.

Mes pasagjerëve - siç tregoi ajo, - ka gra shtatzëna, fëmijë dhe dy gra me aftësi të kufizuar.

Pasagjerët ndodhen aty prej orës 14:30, ndërsa fluturimi për në Tiranë, që u anulua, ishte shënuar në orën 17:35 minuta.

Kakavijë, sekuestrohen 25 kg marijuanë, pranga italianit

Postuar në 24 Nëntor, 2013 06:51

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 25 kilogramë lëndë narkotike, të llojit marijuanë.

Mbrëmjen e djeshme efektivat e policisë kanë ndaluar një shtetas italian, në doganën e Kakavijës, dhe gjatë kontrollit në makinën e tij ti Renault, me targa Ç 799 GZ i janë gjetur 25 kilogramë marijuanë të ndarë në 15 pako të mëdha.

50-vjeçari italian, Giovanni Indelicato është arrestuar dhe droga e gjetur u sekuestrua nga efektivët e antidrogës.

Sipas policisë droga kishte si destinacion Italinë.

Shekulli

Dinamika e aksidentit fatal. Benzi i Olldashit me “kuti të zezë”, por pa audio

Postuar në 24 Nëntor, 2013 06:45

Ekspertët e kriminalistikës dhe të aksidenteve të policisë së kryeqytetit kanë nxjerrë disa konkluzione paraprake për mjetin tip “Benz Mercedes” me targa AA 003 NH, me te cilin u aksidetuas per vdekje deputeti Sokol Olldshi. Burime nga ky grup ekspertësh pohojnë se është duke u përpiluar kërkesa për kompaninë “Benz Mercedes” për të mësuar të dhënat e Panelit të Kontrollit të mjetit.

Naço: Sistemi i sigurisë në burgje, i kalbur. Duhet reformim i menjëhershëm

Postuar në 24 Nëntor, 2013 06:43

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në një deklaratë për shtyp, informoi pak minuta pas arrestimit të të shumëkërkuarve për shkarkimin e menjëhershëm nga detyra te drejtorit te burgut te Drenoves.
“Nuk do te tolerojme asnje rast te shkeljes se sherbimit te rojes. Te gjithe punonjesit qe realizojne veprime korruptive do te vendosen perpara ligjit”, deklaroi midis te tjerave ministri Naço.

VIDEO LAJM/ Shefi i Policisë Bashkiake e shuan zjarrin në qendër me “Coca Cola”

Postuar në 24 Nëntor, 2013 06:39

Një zjarr i vogël është ndezur nga persona ende të panjohur në qendër të sheshit “Skënderbej” në Tiranë, rreth orës 19:30 minuta.

Ai ra në sy të shefit të Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli, i cili me makinën e tij private iu afrua zjarrit.

Pasi u kërkoi llogari 2 policëve bashkiakë, që ishin në shërbim pranë vendit ku ishte ndezur zjarri, Topalli nxori nga makina një shishe me “Coca Cola” dhe tentoi të fikte flakët.

Në fakt, vetëm i hodhi pak “benzinë” zjarrit, i cili u shua vetë pak më vonë.

Tema

Arrestohen tre nga të arratisurit

Postuar në 24 Nëntor, 2013 06:36

Forcat RENEA dhe FNSH realizuan arrestimin e tre prej gjashtë të arratisurve nga burgu i sigurisë së lartë i Drenovës, u lajmërua në 12.45 të së dielës.

Ndonëse të shumëkërkuarit qëlluan me armë ndaj forcave policore, në fund u arrit të prangosej Admir Tafili, i dyshuar si personi që organizoi arratisjen.

Së bashku me Fran Marashin, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër policëve dhe Gëzim Gurin, Tafili fshihej në një magazinë të braktisur në Prrenjas.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara