Naço: Sistemi i sigurisë në burgje, i kalbur. Duhet reformim i menjëhershëm

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në një deklaratë për shtyp, informoi pak minuta pas arrestimit të të shumëkërkuarve për shkarkimin e menjëhershëm nga detyra te drejtorit te burgut te Drenoves.
“Nuk do te tolerojme asnje rast te shkeljes se sherbimit te rojes. Te gjithe punonjesit qe realizojne veprime korruptive do te vendosen perpara ligjit”, deklaroi midis te tjerave ministri Naço.
“Sistemi i sigurisë në burgje është i kalbur. Është i nevojshëm reformimi i tij. Jemi të përkushtuar që të vëmë para ligjit çdo punonjës të institucioneve që me veprimin apo mosveprimin e tyre krijojnë terren për ngjarje të tilla. Do të vëmë para përgjegjësisë penale të gjithë ata punonjës të korruptuar që në bashkëpunim me elementë kriminalë vënë në rrezik sigurinë dhe rendin publik”, shtoi ministri i Drejtësisë.
Shqip
Add new comment