VIDEO LAJM/ Shefi i Policisë Bashkiake e shuan zjarrin në qendër me “Coca Cola”

Postuar në 24 Nëntor, 2013 06:39

Një zjarr i vogël është ndezur nga persona ende të panjohur në qendër të sheshit “Skënderbej” në Tiranë, rreth orës 19:30 minuta.

Ai ra në sy të shefit të Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli, i cili me makinën e tij private iu afrua zjarrit.

Pasi u kërkoi llogari 2 policëve bashkiakë, që ishin në shërbim pranë vendit ku ishte ndezur zjarri, Topalli nxori nga makina një shishe me “Coca Cola” dhe tentoi të fikte flakët.

Në fakt, vetëm i hodhi pak “benzinë” zjarrit, i cili u shua vetë pak më vonë.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.