Kakavijë, sekuestrohen 25 kg marijuanë, pranga italianit

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 25 kilogramë lëndë narkotike, të llojit marijuanë.
Mbrëmjen e djeshme efektivat e policisë kanë ndaluar një shtetas italian, në doganën e Kakavijës, dhe gjatë kontrollit në makinën e tij ti Renault, me targa Ç 799 GZ i janë gjetur 25 kilogramë marijuanë të ndarë në 15 pako të mëdha.
50-vjeçari italian, Giovanni Indelicato është arrestuar dhe droga e gjetur u sekuestrua nga efektivët e antidrogës.
Sipas policisë droga kishte si destinacion Italinë.
Shekulli

Add new comment