Gaiani: Kimiket siriane, kontributi i Shqipërisë do të ishte vlerësuar

Ambasadori italian në Tiranë, Masimo Gaiani, komenton vendimin e Shqipërisë për të mos pranuar shkatërrimin e lëndëve kimike të Sirisë në territorin tonë. Në një intervistë për Vizion Plus, Gaiani thotë se në rast të një “po”-je, kontributi i Shqipërisë do të ishte vlerësuar shumë. “Mbështetje në kuptimin e ndërmarrjes së disa nismave në dobi të mjedisit dhe të gjendjes mjedisore në Shqipëri. Kjo besoj se mund të realizohej konkretisht”, thotë Gaiani.
Me tej, ai thotë se refuzimi i Shqipërisë dhe mbështetja në rrugën e integrimit nuk lidhen drejtpërdrejt, por fakti që Tirana bëri një përpjekje apo u vu në dispozicion, e bën atë një partner të respektuar në brendësi të bashkësisë ndërkombëtare dhe do të ketë edhe pasoja pozitive për të tjera cështje të hapura.
Dita

Add new comment